Kronike

Akuzohet për ngacmim seksual, dënohet kirurgu shqiptar në Itali

Një kirurg me origjinë shqiptare është dënuar me burg nga autoritetet në Itali, pasi akuzohet për ngacmim seksual.

Mediat vendase shkruajnë se bëhet fjalë për mjekun me iniciale, G.R 40-vjeç, i cili ka ngacmuar seksualisht një vajzë 20-vjeçare. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në vitin 2019, kur vajza ka shkuar në urgjencë për të shoqëruar të dashurin e saj, i cili kishte dhimbje fyti. Në pritje, e reja e kishte pyetur mjekun se ku mund të shkonte për të pirë duhan dhe ai e kishte shoqëruar në një dhomë, ku duke biseduar i kishte prekur kërthizën. Pavarësisht ankesave të vajzës, ai kishte vazhduar ta prekte atë, shkruajnë mediat e huaja.

E reja ia kishte treguar episodin të dashurit të saj dhe, para se të dilnin nga urgjenca, kishin shkuar te mjeku, duke e fyer dhe duke regjistruar bisedën, të cilën ai e mohonte. Denoncimi është bërë nga e reja, e cila nuk ka marrë pjesë në një proces civil për kompensimin e dëmit, por ka konfirmuar akuzat në gjykim. Ndërkohë mjeku ka deklaruar se nuk lejohej pirja e duhanit brenda në klinikë dhe vajza ishte kapur duke e bërë një gjë të tillë dhe ai i kishte kërkuar të largohej, pa e ngacmuar. apo prekur.

Por, pavarësisht mohimit të akuzave mjeku është dënuar me me 20 muaj burg, nën akuzën për ngacmim seksual.

TRENDING

Exit mobile version