Bota

Alarm i kuq në Rusi/ Regjistrohen më shumë se 430 vdekje në 24 orë

Në Rusi në 24 orët e fundit, janë regjistruar 432 vdekje të shkaktuara nga Covid-19.

Sipas autoriteteve, ky është numri maksimal i viktimave i regjistruar deri më tani në një ditë të vetme që nga fillimi i epidemisë.

Kjo u raportua nga qendra kombëtare e operacioneve anti-koronavirus.

Zyrtarisht, viktimat e virusit Sars-Cov-2 në Rusi janë gjithsej 31,593.

Nga ana tjetër, infeksionet e reja janë në rënie të cilat, pas pesë ditësh radhazi mbi 20,000, kanë rënë në 19,851.

Prej tyre, 4,477 janë të regjistruar në Moskë.

Rastet e Covid-19 të konfirmuara në Rusi që nga fillimi i epidemisë janë 1.836.960.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version