Bota

Alarm në Greqi, zbulohen 2500 kafshë me koronavirus

Greqia po përballet me valën e dytë të koronavirusit duke shënuar një numër të madh humbje jetësh nga dita në ditë.

Por, specialistët e Shëndetit Publik në Greqi kanë zbuluar një tjetër burim të koronavirusit krahas shpërndarjes nga njeriu tek njeriu.  Kështu, në Kozan janë zbuluar disa ferma me vizonë, për të cilat është dhënë alarmi.

Specialistët kanë konstatuar gjurmë koronavirusi tek to, ndërsa janë konfirmuar pozitivë edhe një numër i madh fermerësh. Në zonë gjenden disa ferma me 2 500 vizonë gjithsej.

Pritet të merret vendimi se si do të veprohet me to, por ka shumë gjasa që të vriten të gjitha ashtu siç ndodhi pak ditë më parë në Danimarkë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version