Bota

Alarmi i Interpol për shpërndarjen e vaksinës anti-Covid: Rrjetet kriminale janë vënë në lëvizje

Lajmi për miratimin e vaksinës së Biontech dhe Pfizer, kundër Covid-19 ka ngritur shqetësime të tjera. Interpoli ditën e sotme ngre shqetësimin për keqpërdorimin e saj nga rrjetet kriminale.

Me anë të një deklarate INTERPOL njoftoi se kishte lëshuar një alarm global për zbatimin e ligjit në 194 vendet anëtare të saj, duke i paralajmëruar që të përgatiten për ndërhyrjen e krimit të organizuar në shpërndarjen e vaksinën, reklamimet e rreme dhe krime të tjera.

Sekretari i përgjithshëm i Interpol, Jürgen Stock, shkroi në “Twitter” se “Ndërsa qeveritë po përgatiten të nisin vaksinimin, organizatat kriminale po planifikojnë të infiltrojnë ose të ndërpresin zinxhirët e furnizimit. Rrjetet kriminale do të synojnë gjithashtu të kontaktojnë qytetarë që nuk dyshojnë vërtetësinë, përmes faqeve të internetit të rreme dhe vaksinave false, të cilat mund të paraqesin një rrezik për shëndetin dhe jetët e njerëzve”.

Në postimin e tyre, theksohet se kriminelët nuk njohin pushime dhe në një kohë kur të gjithë po mundohen të sigurojnë mbrojtje ndaj virusit, kriminelët po mundohen të gjejnë rrugë të reja për të siguruar fitime.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të të mbrojnë veten, të mos blejnë produkte të falsifikuara mjekësore, mashtrime dhe krim në internet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version