Alban Skënderaj zbulon pse nuk merr pjesë në gara muzikore

“Ende ka shpresë”, një prej dueteve të para të Alban Skënderajt dhe Miriam Canit, në Festivalin e Këngës, më shumë se 10 vjet më parë, u vlerësua me çmimin e dytë, edhe pse mendohej se ishte një prej këngëve më të bukura të atij edicioni. Pas atij viti, Albani i reduktoi pjesëmarrjet në garat muzikore dhe arsyeja, sepse kuptoi që përmes tyre, këngëtarët merrnin një “përcaktim” që atij nuk i pëlqente.

Vite më vonë, pas dhjetëra këngëve hite, pas dhjetërave koncerteve më pranë publikut dhe shumë krijimeve të tjera të suksesshme, Albani mendon se pjesëmarrja në festivale, e kufizon pak përcaktimin e një artisti.

I ftuar sonte “Në Kurthin e Piter Panit”, Albani shpjegoi edhe arsyen pse nuk ka marrë më pjesë në festivale: “Unë them që muzika është shumë individuale, kështu që dalëngadalë mentaliteti i çmimeve do tejkalohet”, – tha ai duke shtuar se nuk i ka refuzuar festivalet, sepse është mësuar të marrë çmimet e para, por sepse muzikën e shikon më individuale.

Në festival, tani është më e vështirë, se tani ka shumë artistë të mirë dhe konkurrenca është shumë më e lartë. Unë do vazhdoj të bëj muzikën time për ju, për fëmijët, për të rriturit, ta bëj muzikën dhe ta kem kontaktin direkt me publikun, se kur kalon në festivale, bëhet pak më e vështirë dhe ty të vihet një emër si artist, pra ti je i pesti, i treti, i pari. Kurse kur bën muzikë për publikun, ti je Albani që e duan dhe e dëgjojnë njerëzit në shtëpi.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin