Gjykimi i anëtarit të jurisë në “Just Dance” në “E Diell”, Albi Nako, që i bëri një konkurrenteje 40-vjeçare gjatë sfidës bëri jehonë gjithandej.
“Më dukesh si te filmi Planeti i Majmunëve, me moshën që ke më mirë ik martohu e bëj fëmijë,” i tha Nako, Belës një javë më parë.
Pasi u akuzua për terma seksiste, Albi Nako, mori disa momente në fillim të emisionit të sotëm në Top Channel, për të sqaruar atë që ndodhi.
“Unë e thashë atë për humor dhe Bela e di, nuk kisha ndërmend aspak për ta ofenduar, megjithatë kërkoj falje. Gjithmonë kam qenë në krah të femrës dhe do ta mbështes kushdoqoftë,” tha ai.