Shkrime

Albin Kurti bombardon amerikanët me urrejtje

Nga Kimete Berisha

– Derisa erdhi në pushtet gërvallej nëpër protesta të dhunshme se si ‘Bashkimi kombëtar’ nuk ka alternativë,
se Kosova (pa bashkim me Shqipërinë), nuk ka të ardhme si shtet.
– Kur e mori pushtetin, u bashkua me hajnat, me titistët, me enveristët, sidomos me ekstremistët fetarë, me kriminelët, analfabetët dhe figurat më të pamoralshme që ekzistojnë.
– Tash që nuk ka dobi nga rrena e ‘bashkimit kombëtar’, e ka izoluar Kosovën nga perendimi dhe nga Shqipëria – nuk i ka lënë dy gurë bashkë.
– Kur Edi Rama e përmend hallin e Kosovës, ky i angazhon paramilitarët e tij në sulm kundër tij dhe gjithkujt që guxon të ‘përzihet’ në Kosovën e tij, të cilën ky e trajton si pronë private.
– Është megaloman, që jeton me qera, pa pagesë,
i vetëm, në shtëpi tre katëshe – të portokalltë, deri dje ka fjetur në kuzhinën e nanës, e sot e konsideron Kosovën pronë private.
– Jemi detyruar t’i mbyllim
me komente me çka kemi, mos me ta marrë mendja me dalë natën, prej egërsisë së paramilitarëve dhe ekstremistëve të tij (që pas një pushimi të shkurtër, janë riaktivizuar).
– S’ka lënë kë pa përdhunuar ne fjalë.
S’ka lënë kujt pa i ngjitur bishta, nofka dhe etiketime të neveritshme.
– Por, kënaqësinë më të madhe e ndjen kur e injoron Amerikën.
As terroristët më të tërbuar në botë nuk i kanë vënë nofka nënçmuese e nuk e kanë thirr me emra të ulët Amerikën, si ky.
– Serbët e kanë shprehjen që s’di s’i ta përkthej ‘straho-poshtovanje’.
Armiqtë më të tmerrshëm të Amerikës e konsiderojnë Amerikën ‘armikun’ më serioz.
– Albin Kurti e ka çuditur botën, që lëre që nuk e konsideron të denjë, por atij i duket Amerika – budallaqe.
Dhe, nuk i mjafton që i duket Amerika – naive, por nuk ngopet pa ia thënë atë që e mendon.
– Kur shkojnë në Serbi, amerikanët i presin me muzikë, i disponojnë e ua këndojnë Sinatrën.
Kur amerikanët vijnë te Albin Kurti, ky i lë ta presin derisa të kryhet loja e sportit.
I nënçmon, abuzon me durimin e tyre dhe i shpall jokompetentë!
– Prandaj, perendimi po çuditen me të.
Qysh bën që kryeministri i popullit më të varfër në Evropë, pa miell në magje, pa armë e pa ushtri, i shpall luftë psikologjike Amerikës!
Qysh fuksionon një tru që i injoron këshillat e NATO-s, e NATO e ruan Kosovën!
– Meqenëse problemi është nervor, nuk ka zgjjdhje politike për këtë rast.
– Në një intervistë tha:
E para: duhet të kesh vetëbesim.
E dyta: duhet t’ia dish hallin vetes.
– Sipas traditës, sharti i parë është: dija hallin vetes.
Se, vetëbesimi i tepruar nuk ta mundëson ta provosh se si është t’ia dish hallin vetes.
– Luftën psikologjike kundër Amerikës e ka ‘fituar’.
Amerika është nervozuar nga injorimi, luftënxitja dhe refuzimi për paqe i Albin Kurtit dhe nervozën e ka shprehur me fjalë të ashpra.
– Çdo veprim i tij është abnormal.
Ata që e përkrahin në luftën e tij kundër perendimit, ata janë vrasësit e ekzistencës së Kosovës.
– Edi Rama e ka ditur se drafti i tij për Asociacionin nuk merret parasysh nga Albin Kurti, e as që i intereson të merret parasysh, por ka dashur të mos e shikoj me indiferencë Kosovën kah e vret veten.
– Edi Rama e ka përfshirë veten, që të duket se Shqipëria e trajton Kosovën si shtëpinë e vet dhe ta nxjerr nga situata e pabesueshme ku e ka prurë Albin Kurti.
– Drafti i Edi Ramës për Asociacionin është dashur ta trimërojë Albin Kurtin.
Dhe (formalisht) ta falenderonte për angazhimin, se ashtu e lyp rendi.
– Për Kosovën do të ishte tragjike nëse Shqipëria do të ishte indiferente.
Nuk është me rëndësi përmbajtja e draftit, me rëndësi është interesimi i Shqipërisë për tejkalimin e situatës.
– Sikur Erdogan ta bënte një draft për Asociacionin, jam e sigurt se shqiptarët do ta pranonin.
E para, Vjosa Osmani.
Prindoni ende nuk e ka larë dorën, nga dita kur e kapi përdore Presidenti shpirtëror i krejt shqiptarëve (përveç i atyre të Shqipërisë) – Erdogan.
– Edhe diçka: Jam e sigurtë se policia e Kosovës do t’i thonë JO: në çastin kur ta kuptojnë se lufta e tij është luftë kundër NATO-s dhe Amerikës në Kosovë.
Kur ta kuptojnë se në Veri po ruajnë ndërtesa të zbrazura dhe një sharlatan që është ngujuar në komunën e Leposaviçit.
– Po e ruajnë Kosovën nga NATO!
– Kosovën po e lëshon toka!
P.S. Peci ka vazhduar me pozat e tij të famshme, ku me kundra të zeza sharron në grurë deri në gjunjë.
Nuk ka ditë të Zotit që nuk e shkel bukën.

TRENDING

Exit mobile version