Kosova

Aleatët kanë prova/ Osmani për rolin e Vuçiçit në Banjskë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se i është konfirmuar edhe nga aleatët se pas sulmit terrorist të 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, qëndron presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Këto komente, Osmani i ka bërë në një intervistë për median arabe “Al Aan”, ku ka folur për çështje të ndryshme nëpër të cilat është duke kaluar Kosova aktualisht.

“Këto dëshmi janë konfirmuar nga aleati ynë më i rëndësishëm, dhe janë ndarë me shtetet anëtare të NATO-s. Te gjitha provat çojnë drejtëpërdrejtë tek Vuçiç. Nuk bëhet fjalë se ati i humbi kontrolli ndaj disa bandave por se ai ka organizuar dhe urdhëruar sulmin në Banjskë dhe tani po mundohet ti ikë përgjegjësisë, duke dhënë disa emra” – deklaroi Osmani duke shtuar se këtë ia kanë konfirmuar shumë mysafirë e liderë perëndimorë

Madje, e para vendit pohoi se ka raste edhe kur ata ia kanë thënë në sy Vuçiç-it, “se kanë shumë dëshmi se ai ka qene pas sulmit”.

Më 24 shtator, një grup terrorist i prirë nga kryekrimineli Milan Radojiçiç – njeri i afërt i presidentit serb Vuçiç – sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit, duke lënë të vrarë rreshterin, tanimë Heroin Afrim Bunjaku.

Kosova, për këtë sulm terrorist, ka akuzuar drejtpërdrejtë Serbinë, e cila nuk është distancuar nga kjo ngjarje, madje ka shpallur ditë zie në nderim të terroristëve të vrarë.

Nga ana tjetër, vendet perëndimore, posaçërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, kanë dënuar në termat më të ashpër sulmin terrorist, dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë, duke kërkuar bashkëpunimin e Serbisë pa kushte në këtë cështje. INTERPOL, gjithashtu ka lëshuar fletarrest ndaj Radojiçiç-it dhe personave të tjerë që janë identifikuar në sulmin në Banjskë.

TRENDING

Exit mobile version