Kosova

Alicia Kearns: Zëri im për Kosovën dëgjohet, prandaj edhe më sulmojnë

Alicia Kearns, deputete e Partisë Konservatore Britanike dhe kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme të dhomës së ulët të Parlamentit Britanik në tetor të vitit të kaluar, e pyetur nga Demostat.rs se cili ishte qendrimi I saj, teksa shumë media pro-ruse shpesh akuzojnë britanikët për nxitje të luftërave në Ballkan, tha se ‘Mbretëria e Bashkuar, duke punuar me aleatët, dëshiron të shohë Ballkanin të ecë përpara, jo prapa në ditët e errëta të viteve 1990. Askush nuk dëshiron luftë apo konflikt në Ballkan dhe çdo veprim që ndërmarr ka për qëllim parandalimin e nxitjes së ndarjes dhe urrejtjes që rrezikon të shkaktojë konflikt në komunitetet që thjesht duan të jetojnë në paqe.

“Unë personalisht fola me kryeministrin Kurti për nevojën që serbët e Kosovës të ndihen të dëgjuar dhe të përkrahur si përbërës të Kosovës” – tha Alicia Kearns

Duke iu pergjigjur pyetjes se si ajo e komenton komentin e portalit “The Grayzone”, se askush në Parlamentin Britanik nuk ka qenë më agresiv në nxitjen e tensioneve etnike në Kosovë se sa ajo dhe pretendimit se deputetja ka lidhje agjencine inteligjente MI6, Alicia Kearns u shpreh se “Është një media konspirative që ka lidhje të drejtpërdrejta me makinën propagandistike ruse dhe përhap akuza të shfrenuara.

“Siç thotë Sir Ivor Roberts, kur autokratët dhe zëdhënësit e tyre ju sulmojnë publikisht, kjo është një shenjë se zëri juaj po dëgjohet”  – theksoi deputetja konservatore britanike

TRENDING

Exit mobile version