Aktualitet

“Alida ishte e fejuara e vëllait të Denit” familjarët zbulojnë lidhjen me shoferen pas aksidentit tragjik: I kërkojmë organeve kompetente, të mos ndiqet penalisht

Sot pritet të jepet masa e sigurisë për Denisa Dokun, shoferen 19 vjeçare që po drejtonte automjetin tip “Smart” kur ndodhi aksidenti tragjik dhe ndërroi jetë Alida Spahiu, 22 vjeçe. Prindërit e viktimës kanë dhënë deklaratë në Gjykatë duke kërkuar që Denisa të mos ndiqet penalisht për shkak të marrëdhënieve familjare.

“Marrëdheniet tona me familjen Doku janë të sqaruara. Ne kemi marrëdhënie familjare pasi Alida ishte e fejuara e vëllait të Denisës”, thonë prindërit.

Ndërkohë avokati Bardh Koci ka kërkuar masë të lehtë sigurie. “Vajza është student dhe ti jepet mundësia të vazhdojë shkollën. Duhet të ndalohet edhe drejtuesi i Benzit derisa të dalë ekspertiza. Aksidenti ka ndodhur në momentin që Smart-i do të merrte kthesën. Drejtuesja e mjetit nuk ka qenë e alkoolizuar, as me shpjetësi”, tha avokati.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e të shtunës në rrugën Demokracia në Kamëz, ku 22 vjeçarja pasagjere humbi jetën si pasojë e përplasjes së një Smartit me një Benz.

Në drejtimin e mjetit Smart, që bëri një manovër të gabuar, teksa tentonte që të kalonte rrugën ishte Deni Doku, 19-vjeç, e cila është një prej vajzave më të ndjekura në tik tok, ndërsa 22 vjeçarja që humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra është mikeshë e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version