Politike

Alizoti: Shqiptarët janë bërë “skllevë”, duhet të ishin rrugëve më këtë që ndodhi

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti se shqiptarët me skandalet që kanë ndodhur do duhet të ishin ngritur të gjithë në protestë.

Duke komentuar dokumentarin e publikuar nga Rai 3, ku ngrihen akuza për korrupsion nga qeveria e kryeministrit Rama, e përfliten edhe të afërm të tij, Alizoti tha se për fat të keq diktatura e 50 viteve e ka kthyer popullin shqiptar në një popull skllav.

Ky popull sipas tij nuk reagon kundër skandaleve të tilla, por në gjithë këtë, sipas Alizotit, fajin e kanë edhe mediat që “i zbukurojnë” skandalet.

“Rai është BBC e Italisë, sa kohë Rai kopsit një emision të tillë, për një njeri i cili ka dy dokumente serioze, që flet për një njeri që është kryesori i Interpolit, që i është dhuruar një tokë nga një supermafioz dhe flet edhe për të afërmin e kryeministrit, vëllain, ky është një skandal shumë i madh. Sado që të interpretojmë ne, sado të gjithë mediat që Rama i ka mbuluar, ky është tmerri i madh i demokracisë, sepse demokracia jeton nga media. Demokracia humb efektin shok, skandali duhet të prodhonte shok te shoqëria, një tmerr, një zemërim, por media e zbukuron, e relativizon, sepse ai është një njeri produkt i mediave.

Ai njeri nuk ka prodhuar në këtë vend as ekonomi, as strategji, asgjë politike, ka prodhuar karagjozllëk gjithë kohën dhe mafie. Shqipëria është në emergjencë serioze që do donte një bisedë thellësisht serioze, nuk do donte teatër. Fatkeqësisht “gjilpëra” që bëri komunizmi për 50 vite bëri një popull skllav. Skllavi armik ka lirinë, sepse i jep përgjegjësi. Se ndryshe njerëzit duhet të ishin në rrugëve me këtë që ndodhi, rasti i bashkisë, në çdo vend anormal njerëzit do ishin në rrugë. Këtu vendi është në emergjencë”,-tha Tomorr Alizoti.

TRENDING

Exit mobile version