Aktualitet

Allegri çuditet për rikthimin e Pogba dhe Chiesa

Massimiliano Allegri foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Empolit.

Ai theksoi se ende nuk mund të flitet për një rikthim në fushë të Paul Pogbas.

Allegri shton se për Chiesan do të zhvillohet një miqësore në mënyrë që lojtari të marrë minuta.

“Edhe unë do të doja që ta kisha organikën e plotë, Chiesa ka bërë hapa përpara dhe të shtunën në mëngjes do të organizojmë një miqësore për të dhe të shohim si janë lëvizjet e tij në fushë”.

“Nga ana tjetër, Pogba ka punuar me skuadrën, por të mos harrojmë se prej datës 23 korrik nuk bën asnjë stërvitje me ngarkesë të plotë”.

“I duhet dhënë kohë, të shpejtojmë dhe ta rikthejmë në fushë para kohe do të thotë se do të “hidhnim erë” të gjithë punën e bërë përgjatë këtyre muajve, do të ishte një çmenduri e vërtetë”, ka thënë Allegri.

TRENDING

Exit mobile version