Aktualitet

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë, njofton të gjithë bashkëatdhetarët për datat e aplikimit dhe procedurat.

NJOFTIM

Të nderuar bashkëatdhetarë,

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se:

Aplikimet në e-albania për pajisje me pasaportë dhe kartë identiteti të cilat do të kryhen në datat 23-24-25 tetor 2020 do të kenë datë takimi 29 tetor 2020.

Jeni të lutur të kontrolloni postën tuaj elektronike, në të gjitha rubrikat (sidomos spam/ανεπιθύμητα μηνύματα) pasi mesazhi i takimit së bashku me orarin e paraqitjes dërgohen automatikisht në adresën e e-mailit që keni deklaruar gjatë aplikimit, brenda 24 orëve nga momenti i aplikimit.

Ky njoftim synon t’ju vijë në ndihmë për t’i paraprirë fenomenit të humbjes së datës së takimit, për shkak të mosleximit në kohë të mesazhit elektronik.

Ju mirëpresim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version