Aktualitet

Ambasada e SHBA ka mbështetur mu***ërit më të mëdhenj në Shqipëri

Analisti Andi Bushati u përplas në studion e emisionit “Të Paekspozurit” me drejtuesin e “Nisma thurje”, Endri Shabani për rolin e SPAK-ut në rindërtimin e një drejtësie të re.

Bushati: Mua më mori në pyetje një partonazhiste që mbante mbi tavolinë një flamur amerikan.

Shabani: Ata janë edhe njerëz ordinerë. Ç’rëndësi ka! Struktura ka dhënë një rezultat që unë nuk e kam parë për 30 vite.

Bushati: Unë kur them i ri, më shumë shpresë kam te molotovi se te SPAK-u.

Shabani: Nuk është modeli im ai.

Bushati: Po unë po them modelin tim. Thelbi i filozofisë tënde është ricilimi i të të vjetrës, përmes SPAK-ut. Pra i thua: Erdhi e reja se erdha Ramizi dhe e bëri Saliun demokrat. Në qoftë se të renë e pjellim nga mitra e pjerdhur e SPAK-ut, e reja do të jetë më keq se e vjetra.

Shabani: Futja në burg e Ramizmit dhe Nexhmijes ishte sinjali i fundit të një sistemi.

Bushati: Ato i futi në burg kot Saliu. Një i ri që thotë SPAK-u dhe Amerika është më i vjetër se këta të vjetrit. Nuk pranoj kurrë një të ri që përballë flakës së zjarrit, thotë mua rrugën do të ma hapë SPAK-u, ambasada. Ambasada amerikane këtu e 30 vjet ka mbështetur mutërit më të mëdhenj të këtij tranzicioni.

Problemi më i madh në Shqipëri është trinomi banda-oligarkë-media, jo opozita

Andi Bushati, duke komentuar gjendjen dhe sjelljen politike të opozitës u shpreh se problemi më i madh në Shqipëri është trinomi banda-oligarkë-media që janë bërë njësh për ta na shtypur të gjithë ata që janë kundër qeverisë. Bushati u shpreh se ai ka betejë të përbashkët me Endri Shabanin, Arlind Qorin dhe Sali Berishën, që shihen si armiq me njëri-tjetrin.

“Gjendja e opozitës është e tillë. Më pyeti një mik sot në kafe dhe i thashë: çfarë mund t’i kërkosh një njeriu që është në shtëpi me gruan dhe fëmijët dhe vjen një bandë ta dhunojë. Ai është përpara një dileme: ose të ndrejë duart lart dhe të na përdhunojë, ose të luftojë dhe ata prapë banda do t’i përdhunojë.

Opozita është sot në këtë gjendje dhe t’i kërkosh asaj moral është një çikë e pamoralshme.

Lëvizjen e Endri Shabanit e dhanë shumë media, por Tomë Doshin nuk e dhanë, dhe ai mori shumë më shumë vota se Endri dhe Arlind Qori. E marr këtë shembull për të dalë në një konkluzion që është e pamundur që edhe po të bësh politikë moderne dhe reale, në një regjim ti të kesh të drejtën që të votohesh lirshëm nga njerëzit, sepse votohet Qifja, votohet Tomë Doshi, votohet Erion Veliaj dhe Edi Rama, pra ata që kanë edhe gurin edhe arrën, kanë Bajrat në Shkodër, edhe oligarkët, edhe televizionet. Ky është problemi ynë, jo si sillet Saliu, si sillet Luli, si sillet Endri me Panon, apo Arlind Qori.

Puna është çfarë t’i bëjmë trinomit banda-oligarkë-media që janë bërë njësh për ta na shtypur të gjithëve tek e tek dhe mua këtë, fatkeqësisht, për ironi të fatit, unë kam betejë të përbashkët me këta që mund të quhen armiq me njëri-tjetrin, me Endri Shabanin, Arlind Qorin dhe Sali Berishën. Të gjithë këta kanë një hall: kanë çizmen në fyt nga banda që na rrëmben të gjithëve. Dhe te kjo banda treshe unë do të fusja edhe SPAK-un dhe këtu ndahem me Endrin. Po a është i kënaqur Endri me ata njerëz në SPAK dhe ç’kanë bërë për padinë i inceneratorëve? SPAK është pjesë e këtij trinomi, e këtij regjimi”- u shpreh Bushati.

TRENDING

Exit mobile version