Aktualitet

Ambasadori i BE takon Dumanin: SPAK, lojtar kyç në përparimin e Shqipërisë drejt BE

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka zhvilluar këtë të martë një takim me kreun e SPAK, Altin Dumanin.

Në një postimi në rrjetet sociale, Gonzato shprehet se SPAK është një lojtar kyç në përparimin të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, duke hetuar dhe ngritur padi për korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar.

“Duke hetuar dhe ngritur padi për korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar në Shqipëri, SPAK është një lojtar kyç në përparimin të Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve europiane të zgjerimit të BE-së.

Ne japim mbështetjen tonë të plotë për punën e tij dhe kisha kënaqësinë të prisja sot një takim me Kryeprokurorin e Posaçëm Altin Dumani dhe donatorët kryesorë për të identifikuar mënyrat për të vazhduar ndihmën ndaj SPAK-ut për të ndërtuar kapacitetet e tij”, shkruan ai.

TRENDING

Exit mobile version