Kosova

Ambasadori i SHBA-ve homazhe te varri i Rugovës: Trashëgimia e tij, frymëzim për Kosovën dhe mbarë botën

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka zhvilluar homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në kuadër të përkujtimit të këtij të fundit në 18-vjetorin e vdekjes. Me anë të një postimi në platformën ‘X’, Hovenier shkruan se trashëgimia e presidentit Rugova, është frymëzim në Kosovë dhe në mbarë botën. Ai tregon se në këto homazhe iu bashkua presidentes Osmani, kryeministrit Kurti dhe liderëve të tjerë të Kosovës.

“Sot iu bashkova presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe liderëve tjerë kosovarë për të nderuar Dr. Ibrahim Rugovën në 18 vjetorin e vdekjes së tij. Trashëgimia e Presidentit Rugova, ajo e një lideri që avokoi për rezistencë paqësore duke kërkuar të drejta dhe liri të barabarta për të gjithë qytetarët është një frymëzim këtu në Kosovë dhe në mbarë botën”, ka shkruar ambasadori amerikan.

 

TRENDING

Exit mobile version