Politike

Ambasadorja Kim ‘godet’ qeverinë: Në zgjedhjet e kaluara pati blerje votash

Ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka dërguar një tjetër mesazh politikës sa i takon zgjedhjeve vendore. Ajo e ka bërë të qartë në një intervistë për VOA se kërkon një proces të lirë dhe transparent.

Por i ka dhënë dhe një goditje qeverisë. Sipas saj është përgjegjësi e saj të garantojë zgjedhje sa më të rregullta. Ajo tha se ODIHR në zgjedhjet e fundit konstatoi se ka pasur blerje dhe tjetërsim votash.

Qëndrimi i SHBA për sa i përket zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është shumë konseguent dhe shumë i qartë. Pritshmëria jonë është që një vend si Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s dhe që aspiron për anëtarësim në Bashkimin Europian, do të bëjë më të mirën që të sigurojë që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me standardet dhe normat ndërkombëtare. E dimë që ka vend për përmirësim.

Pamë në raportin e ODIHR-it për zgjedhjet e prillit 2021 që u vunë re mangësi, të cilat përfshijnë blerjen e votes. Përfshijnë abuzimin dhe kepërdorimin e fondeve shtetërore, gjë që flet për politizimin e disa elementeve dhe aktiviteteve të administrimit. Presim që qeveria shqiptare dhe ata që janë përgjegjës, aktorët përgjegjës, përfshi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe udhëheqësit politikë, do të marrin masa”, tha Kim.

TRENDING

Exit mobile version