Kronike

‘Ambulanca u vonua’/ I riu u aksidentua në autostradën Elbasan-Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Elbasan-Tiranë”.

Në rrethana ende të paqarta 24-vjeçari Amarildo Hoxha ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike, në anë të autostradës.

Përplasja ka qenë e fortë dhe i riu nga Belshi ka humbur ndjenjat.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se i riu ka qenë pa shenja jete kur është nxjerrë nga makina nga qytetarët e tjerë.

Gjithashtu thuhet se ambulanca është vonuar 40 minuta pasi numrat e emergjencës nuk funksiononin.

I riu është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Tiranës, ndërkohë që ende nuk dihet gjendja e tij.

Raportimi nga qytetarët:

Autostrada elbasan tirane sot ne oren 10.30. 24 vjecari ishte pa shenja jete. Ambulanca u vonua 40 minuta Sepse numrat e emergjences nuk funksiononin

Ai u perplas me borduren anesore. Amarildo Hoxha nga Belshi i elbasanit. Une isha 3 makina pas tij.Nuk dihet gjendja e tij sepse esht nisur per ne tirane me ambulance

Njoftimi i policisë Elbasan:

Informacion paraprak/ Rreth orës 10:30, në autostradën “Elbasan-Tiranë”, shtetasi A. H., 24 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike, në anë të autostradës. Nga përplasja, është dëmtuar 24-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore, në spitalin e Elbasanit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

 

TRENDING

Exit mobile version