Kosova

Amerika ngre një VETULL, lojë e madhe, çfarë po zien në OKB për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se politika aktuale e BE-së në lidhje me çështjen e ndalimit të dinarit në Kosovë është se as Beogradi dhe as Prishtina nuk janë të gatshëm për kompromise, edhe pse vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës është marrë në mënyrë të njëanshme dhe ilegalisht, dhe Perëndimi po mendon pë heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, gje e cila sipas tij, nuk është e drejtë.

“Në BE kanë filluar një mekanizëm për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës.  Eshtë po ai truku i neveritshëm që përdorin gjatë gjithë kohës…shqiptarët marrin një vendim të paligjshëm për të hequr dinarin dhe pastaj kur serbët nuk pajtohen me të, ata në BE thonë se nuk ka marrëveshje dhe vullnet për kompromis nga te dyja palët” –  ka theksuar presidenti i Serbisë duke shtuar se gjithçka që Perëndimi po i bën Serbisë është e pakuptimtë dhe e vrazhdë, por se ajo do të vazhdojë të luftojë.

“Ti Botë e fuqishme, çfarë do të bësh akoma? Por për 16 vjet një vend i vogël si Serbia lufton për tokën dhe territorin e saj dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë” – deklaroi me nota tragjike Vuçiç

Ai gjithashtu i është referuar edhe seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku është shqyrtuar raporti për punën e Umnikut në Kosovë, dhe ka theksuar se seanca është vonuar për shkak se dikush kishte plane të tjera, për të future në sale Vjosa Osmanin me disa gra të tjera.

“Dikush që ishte i ndërgjegjshëm nuk donte t’i linte të futeshin, por më pas pati një telefonatë. ‘Lërini të hyjnë’” – ka treguar presidenti serb, I cili gjithashtu ka theksuar se Vjosa Osmani ka gënjyer kur ka deklaruar se gratë që kanë ardhur me të në seancë kanë qenë anëtare të kabinetit të saj.

“Po ashtu, një nga gënjeshtrat e Prishtinës” – tha Vucic – ishte se askush nga Serbia nuk është dënuar për krime ndaj shqiptarëve.

Duke folur për Rezolutën për Gjenocidin në Srebrenicë qe pritet te diskutohet gjatë muajit maj në OKB, presidenti serb tha se  bisedat e shumta të delegacionit serb kanë kontribuar që shumë njerëz në botë janë bere të vetëdijshëm se, pavarësisht se si votojnë në Asamblenë e Përgjithshme për rezolutën për gjenocidin, rezoluta ka pak të bëjë me drejtësinë ndërkombëtare dhe ligjin.

I pyetur se si dhe nëse Serbia mund t’i “shpërthejë” shantazhet dhe presionet, Vuçic u përgjigj se është e vështirë, por se Serbia po lufton, sepse vetëm kaq mund të bëjë.

Sipas tij, Serbia shkaktoi “shumë nervozizëm” për shumë delegacione në OKB, aq sa thonë se Pallati I Qelqtë nuk ka qenë kurrë në një rrëmujë të tillë dhe se “nuk dihet saktësisht se çfarë do të ndodh më shumë para se të votohet rezoluta më 2 maj.

“Kemi arritur t’i komplikojmë pak gjërat, edhe pse jemi të vetëdijshëm se nuk mund të fitojmë”. Kur Amerika ngre një vetull, 70 prej delegacioneve në OKB,  shkojnë të votojnë…” –  ka theksuar Vuçiç, duke sqaruar se kete here për gjenocidin nuk janë amerikanët por gjermanët.

“Është një lojë e madhe, gjithçka po zien në OKB” – ka theksuar presidenti serb.

TRENDING

Exit mobile version