Pinknews

Ami ndan fotot ku duket në formë perfekte

Është verë dhe fotot nga plazhi nuk kanë si të mos e kenë pushtuar Instagramin. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që nuk i rezistojmë dot tundimit për të ndarë foto, sidomos kur ndihemi në top formë. E tillë duket edhe Amarda Toska në fotot e fundit nga plazhi që ka ndarë me ndjekësit në Instagram. Ami duket më në formë se kurrë me rroba banje, duke shijuar diellin e verës.

Me fizik perfekt, Ami është mami i dy fëmijëve dhe një biznesmene e suksesshme, e cila me siguri e gjen gjithmonë kohën për sport dhe për t’u kujdesur për veten, pavarësisht angazhimeve të përditshme.

Nuk e dimë për ju, por me këto foto, Ami na motivoi ta nisim sa më parë palestrën.

Në fund të fundit, është një moment triumfi për çdo vajzë të njohur dhe të panjohur që do të thotë: “Trupi është gjëja më e shtrenjtë që kam. Unë do punoj për shëndetin tim, por edhe për estetikën time!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version