Kosova

Analisti serb: Vuçiç kishte dijeni për sulmin terrorist në Banjskë

Analisti Dushan Janjiç tha në një intervistë se s’kishte asnjë dyshim që në Banjskë u realizua një sulm terrorist.

Sipas tij për këtë sulm, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ishte në dijeni, përndryshe ai do të dorëhiqej nga funksionet e tij si president.

“Kjo është loja që bëjnë këta njerëz. Nuk ka shanse që ai të ketë qenë i pa informuar. Dokumentimi i ngjarjes do të tregojë se presidenti Vuçiç e dinte për stërvitjet e paraushtarakëve serbë,” – u shpreh Janjiç.

Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një grup të armatosur në Banjskë të Zveçanit në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe.

Sulmuesit e armatosur, rreth 30 persona, ishin vendosur në manastirin e Banjskës, nga ku shkëmbyen të shtëna me organet e rendit.

Autoritetet konfiskuan edhe një sasi të madhe armatimi dhe bënë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi fajësoi zyrtar serbët e Kosovës.

TRENDING

Exit mobile version