Kosova

Aneksimi total i veriut/ Zbulohen dokumentat që akuzojnë

“Nga dokumentat që kemi siguruar, ishte planifikuar aneksimi total i veriut, përmes 37 pozicioneve tësulmit anembanë veriut” – Kështu ka deklaruar Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. Sipas tij, sulmi ndaj shtetit të Kosovës “nuk u bë nga njerëz të thjeshtë” por me njerëz që kishin njohuri të përpikta ushtarake e që për synim kishin “aneksimin total të veriut”. “Nga ajo që kemi arritur përmes analizës nga ekspertët tanë, kemi arritur në përfundim, se s’ka qenë veç sulm i thjesht terrorist, por ishte i niveleve ushtarake. Përgatitja nuk është bërë nga njerëz të thjeshtë, por nga njerëz me njohuri ushtarake që e kishin planifikuar në përpikëri. Ata nuk kishin qellim vec vrasjen e rreshterit Bunjaku apo marrjen e Banjskës, por plan ishte Aneksimi Total i Veriut” – ka thënë Hoxha, sipas te cilit, aneksimi ishte planifikuar te behej permes 37 pozicioneve nga ku do sulmohej policia e Kosoves Nga ana tjeter, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje të reja për sulmin terrorist. Ai ka thënë se përgatitja e sulmit është faktuar edhe me video dhe tregon që është bërë nga Serbia. “Shteti kriminal i Serbisë, ish-ministri i propagandës së Millosheviqit, pas dështimit të aneksimit të veriut, po dështon edhe në manipulimin se ata nuk ishin në këtë organizim terrorist. Pablo Escobari i Serbisë u mundua të bëhet Prigozhin i Serbisë, por ai dështoi siç dështoi edhe Putini i Vogël i Serbisë. As veriu nuk është Donbas, e as Serbia nuk është Rusia. Tani kur provat janë evidente, është jetik dënimi dhe sanksionimi i sulmit terrorist nga ana e faktorit ndërkombëtar.” – ka deklaruar Xhelal Svecla

TRENDING

Exit mobile version