NTV
No Result
View All Result
20/02/2021 , 14:50
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
20/02/2021 , 14:50
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

Anglia futet sërish në izolim për shkak të virusit të ri

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, shpalli të hënën një izolim kombëtar për Anglinë deri të paktën në mes të shkurtit, për të luftuar një variant të ri të koronavirusit, i cili sipas autoriteteve, është më ngjitës se varianti i parë

by Ballhysa
05/01/2021 , 9:12
Anglia futet sërish në izolim për shkak të virusit të ri
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Johnson tha se njerëzit duhet të qëndrojnë përsëri në shtëpi, njëjtë sikurse u urdhëruan në valën e parë të pandemisë në muajin mars, por kësaj here për shkak të variantit të ri të koronavirusit i cili po përhapet në një mënyrë “zhgënjyese dhe alarmante”.

“Derisa po ju flas sonte, spitalet tona janë nën presion më të madh sesa në çdo kohë, që nga fillimi i pandemisë”, tha ai.

Sipas rregullave të reja, shkollat dhe kolegjet fillore dhe të mesme do të mbyllen. Studentët e universitetit nuk do të kthehen në objekte të paktën deri në mes të shkurtit.

Të gjitha dyqanet jo-thelbësore dhe shërbimet e kujdesit personal si floktarët do të mbyllen, dhe restorantet mund të ofrojnë vetëm shërbime të marrjes së ushqimit me vete.

Të hënën, në spitalet e Anglisë kishte 26.626 pacientë me COVID-19, një rritje prej më shumë se 30% nga një javë më parë. Kjo është 40% mbi nivelin më të lartë të valës së parë në pranverë.

Njoftimet vijnë pasi autoritetet shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar filluan të përdorin vaksinën e Oxford-AstraZeneca në të gjithë vendin, duke rritur shpresat se jeta mund të fillojë të kthehet në normalitet në pranverë.

Britania ka siguruar të drejtat për 100 milionë doza të vaksinës Oxford-AstraZeneca, e cila është më e lirë dhe më e lehtë për t’u përdorur se disa nga rivalët e saj. Në veçanti, nuk kërkon depo super të ftohtë si për vaksinën e Pfizer/BioNtech.

Britania e Madhe lëshoi alarmin në fillim të muajit dhjetor të vitit 2020 mbi variantin e ri të koronavirusit, për të cilin autoritetet thonë se është dukshëm më ngjitës. Shqetësimet lidhur me këtë variant kanë nxitur shumë vende të ndërpresin udhëtimin nga dhe për në Britani të Madhe. Që atëherë, variant i ri është zbuluar edhe në disa vende tjera

Tags: BritaniCovidkryesore

Related Posts

Pse ka më shumë efekte anësore pas dozës së dytë të vaksinës?
Bota

Studimi izraelit – Vaksina Pfizer Biontech jo vetëm mbron nga koronavirusi por dhe ndalon përhapjen

19/02/2021 , 15:29
Maqedonia e Veriut bën marrëveshje për 200 mijë vaksina kineze
Bota

Studimi i Universitetit gjerman: Covid-19 ka dalë nga një laborator në Wuhan (Provat)

19/02/2021 , 12:12
“Koronafobia” – Çrregullimi i shkaktuar nga pandemia, pasojat dhe shenjat e tij…
Bota

“Koronafobia” – Çrregullimi i shkaktuar nga pandemia, pasojat dhe shenjat e tij…

19/02/2021 , 11:58

Recent Posts

  • Nis vaksinimi në Elbasan/ Ministrja e Shëndetësisë flet për mungesën e pneumologëve dhe infeksionistëve: Kemi gati 1700 specializantë
  • Andi pranon të dalë në takim me vajzën e re, e kërcon Jasmina: Avash aty…
  • Horrori i Kombinatit/ Vajza që i mbijetoi tragjedisë punësohet në shtet, ja çfarë ndodh me Blerta Josifin
  • Këngëtari i famshëm shet super rezidencën për shifrën marramendëse, por sërish del i humbur (FOTO)
  • Fotot e bukura nga pushimet e nxehta/ Po me kë po i shijon Capital T ditët e relaksit në ishullin tropikal?

Kategorite

  • Aktualitet (1,881)
  • Bota (1,855)
  • DOSSIER (15)
  • Ekonomi (232)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (116)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (289)
  • Kronike (636)
  • kryesore (1)
  • Kulture (55)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (609)
  • MEMORIE (28)
  • Moti (115)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,196)
  • Politike (770)
  • Rajon (170)
  • REAGIM (115)
  • Shendeti (419)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (375)
  • Videonews (353)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!