Aktualitet

Arabia Saudite? Kush do e vulosë përfundimisht fatin e Hamas-it

Nga Endri Tafani

Prej shumë vitesh ka një përplasje për influencë në gadishullin arabik dhe botën arabe midis Arabisë Saudite dhe Iranit. Një ndarje dhe armiqësi fetare e politike midis Sauditeve Suni dhe Persianeve Shia që ka zanafillën që në fillimet e islamit, por që në dekadën e fundit ka marrë përmasat e konfliktit të armatosur nëpërmjet fraksioneve që financohen nga të dy palët.
Falë dritshkurtesise të Bush, regjimi Suni i Sadamit ra dhe u zëvendësua me një regjim Shia në influencën totale të Iranit. Tashmë Irani kishte dalje direkt në Mesdhe pasi kishte nën kontroll Hezbollahet në Liban, Asadin në Siri dhe Aleancen Kombëtare Irakene (Shia) në Irak.
Arabia Saudite iu përgjigje duke financuar lëvizjet islamike suni në këto vende. Lëvizje që i dolën nga kontrolli më pas dhe formuan shtetin islamik (ISIS) që u shtri në Siri dhe Irak. Politikat ekstremiste të ISIS sollën dhe ndërhyrjen e amerikanëve dhe bashkë me iranianët shteti islamik në Siri dhe Irak u shkatërrua, por rajoni ngeli nën kontrollin politik të Iranit. Në të njëjtën kohë Irani mbështeste dhe lëvizjen Huthi në Jemen në jug të Arabisë Saudite dhe me gjithë ndërhyrjen e Arabisë Saudite në konflikt me forca në Jemen, prape Irani arriti të shtrinte. influencën e vet në këtë shtet. Tashmë Arabia Saudite ishte e rrethuar në veri dhe jug me shtete nën influencën e Iranit.
Në vitet e fundit Arabia Saudite ndryshoi strategji. Nëpërmjet programit Saudi Vision 2030, Princi trashëgimtar po mundohet ta projektojë Arabinë Saudite në të ardhmen duke diversifikuar ekonominë e duke investuar në teknologji e turizëm. Në kuadër të këtij vizioni Princi bashkëpunoi jo vetëm me rusët dhe kinezët por filloi dhe bashkëpunimi me izraelitët për gjetjen e një marrëveshjeje paqe dhe në shtator 2020 u arrit një marrëveshje normalizimi mes palëve me negocimin e Trump.
Por Irani kishte plane të tjera dhe me financimin e Hamas dhe sulmin ndaj izraelit rrezikon ta hedhë në erë këtë proces normalizimi.
Arabia Saudite ndodhet tashmë në pozicion të vështirë.
Nga njëra anë është fakti që Arabia Saudite është vendi më prestigjioz në botën islamike edhe për faktin që xhamia e Mekes është në territorin e saj dhe familja Saud është ruajtëse e xhamisë. Si e tillë një përplasje mes palestinezëve (që Arabia Saudite i ka përkrahur që nga fillimi) dhe izraeliteve ku çështja e Jerusalemit është një çështje kyçe, nga bota myslimanë pretendohet një pozicionim i fortë i Arabisë Saudite nga ana e myslimanëve palë në konflikt l, pra nga ana e palestinezëve.
Nga ana tjetër tashmë Hamasi është i lidhur me Iranin dhe nuk është në interesin e Arabisë Saudite që të ketë influencë iraniane jo vetëm në veri dhe jug por dhe në perëndim të saj e për më tepër influencë e mundshme iraniane mbi Jerusalemin në të ardhmen nëse Hamasi bëhet faktori i vetëm palestinez dhe merr nën kontroll Jerusalemin Lindor. Për këtë arsye Arabia Saudite do ishte shume e kënaqur që Hamasi si agjent i Iranit të asgjësohej nga ushtria izraelite pa ngritur as gishtin me të vogël për ta ndihmuar. Në këtë mënyrë influenca iraniane në Palestinë merrte goditje, por dhe projekti politik dhe ekonomik Vizion 2030 do vazhdonte si me pare.
Për këtë arsye është më e logjikshme për Arabinë Saudite që të presë shkatërrimin e Hamas-it si strukturë dhe në fund të futet si negociatore mes palestinezëve që ngelin dhe Izraelit, duke marrë përsipër dhe meritat e paqes dhe influencën në botën arabe.
Është një lojë e vështirë ekuilibri për Arabinë Saudite, një lojë që mund të vejë në rrezik reputacionin, influencën e saj politike në botën arabe por dhe rolin e saj në glob në të ardhmen.
Fakti që jo vetëm nuk është ndjerë deri tani, por dhe Lidhja arabe që varet nga fjala e saj, Lidhje e cila duhet thënë shumica janë suni dhe nuk e kanë aq dëshirë ngritjen e Iranit, mesa duket tregon që kapitullit të Hamas-it po i vjen fundi.
Llogaritje gabim, mbështetja tek aleatët e gabuar dhe shkatërrim jo vetëm si organizatë por për fat të keq dhe të një populli te tërë që bëri gabimin që e mbështeti duke u futur dhe vetë në një qorrsokak.

TRENDING

Exit mobile version