Kosova

Arben Ahmeti: Po ta dëgjosh Kurtin e 2013 dhe Kurtin e 2023, nuk do t`iu besoni veshëve

Analisti politik, Arben Ahmeti tha se sipas tij Kurti nuk është se ka ndryshuar nga qëndrimet në lidhje me Asociacionin, marrëveshjen finale, bashkimin kombëtar, flamurin kuq e zi dhe tema apo kauza për të cilat ai dikur pati folur e ngritur në opinion për më shumë se një dekadë e gjysmë. Sipas tij, kryeministri  nuk do të dorëzohet para presioneve ndërkombëtare qoftë për Asociacionin apo marrëveshjen finale.

Dhe për këtë ai ka një shpjegim interesant.

Sipas Ahmetit, bashkësia ndërkombëtare është shumë e interesuar që ta lë sa më gjatë në pushtet Albin Kurtin që të ç’mitizohet.

Ai tha se ajo çfarë në fakt po ndodh me kryeministrin Kurti është se çdo ditë e më shumë njerëzit po e kuptojnë që asnjëherë nuk ka arritur të ndërtojë një ekip që di të qeverisë.

“Kurti është politikan i zakonshëm i cili ndryshon dhe përshtatet varësisht prej rrethanave. Megjithatë ai mbetet ende insistues në idetë e tij fillestare dhe nëse doni ta dini se si unë e interpretoj Kurtin e interpetoj në bazë të fjalisë së tij të zakonshme, kur thotë i kemi ndërruar mjetet por jo qëllimet, që i bie çfardo që fiton qoftë edhe postin e kryeministrit por edhe qeverinë si të tillë, do ta përdor si mjet për disa qëllime që i ka pasur dikur”  – tha Arben Ahmeti teksa edhe theksoi se në fakt, Kurti është kameloni më i madh politik.

“Nëse ndalesh dhe sheh Albin Kurtin e vitit 2013 me Albin Kurtin e vitit 2023, nuk do tju besoni veshëve tuaj” – vlerëson Ahmeti

TRENDING

Exit mobile version