Sport

Arbitri nxjerr një karton të bardhë për herë të parë në historinë e futbollit

Për herë të parë në histori, një arbitër nxori një karton të bardhë gjatë një ndeshjeje futbolli në Portugali.

Nëse keni sadopak njohuri mbi futbollin, e dini se arbitrat tradicionalisht përdorin kartonin e verdhë (për paralajmërime) dhe të kuq (për pezullimin e përhershëm të një lojtari nga loja).

Kështu që ishte surprizë për njerëzit kur një karton i bardhë u shfaq gjatë ndeshjes së Kupës së femrave mes Sporting Lisbona dhe Benfica.

Kartoni i bardhë, i njohur edhe si “kartoni i lojës së ndershme”, u prezantua nga Federata Portugeze e Futbollit dhe synon të promovojë moralin sportiv. Kartoni shpërblen sjelljet pozitive në fushë.

Deri më tani vetëm Portugalia e ka miratuar kartonin e bardhë dhe mbetet për t’u parë nëse do të përdoret në vende të tjera.

Në të kaluarën, është përdorur edhe kartoni jeshil në ligën e Serisë B të Italisë dhe gjatë Conifa World Cup 2018, i cili është një turne ndërkombëtar për vendet që nuk janë të lidhur me FIFA-n.

Kartoni jeshil përdoret në disa sporte për të njoftuar një paralajmërim për lojtarin që ka kryer një shkelje të vogël e cila nuk është aq serioze sa të dënohet me karton të verdhë.

TRENDING

Exit mobile version