Aktualitet

Ardi Veliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Veliu ka zhvilluar sot një mbledhje me vartësit e tij, të cilëve u ka bërë me dije largimin e tij nga AMP. Ende nuk dihet arsyeja për largimin e tij, apo kush do ta pasojë Veliun në këtë detyrë. Ardi Veliu u emërua në krye të AMP-së në shtator të vitit 2022, pas lirimit nga detyra si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Veliu më herët ka qenë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

TRENDING

Exit mobile version