Politike

Argita Malltezi në krye të PD? Dash Shehi: Kjo zonja nuk ka patur…

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, për të folur për opozitën dhe gjendjen e saj.  Shehi u pyet edhe për Kuvendin e Partisë Demokratike dhe fjalimin e Argita Malltezit, e cila po përflitet si “pasardhëse” e Berishës në krye të partisë.  Ai tha se Kuvendi në vetëvete nuk prodhoi ndonjë gjë, përveç formalizimit të Berishës, ndërkohë që prezencën e Malltezit nuk e konsideroi ndonjë ngjarje, por tha se nuk është e natyrshme, pasi ajo nuk ka patur vizibilitet dhe pjesëmarrja e bashkëshortit të saj, Abi Malltezi, do të kishte qenë më normale, për shkak të angazhimit të tij. “Nuk u tha ndonje gjë në Kuvend. Edhe unë përtej asaj që dihej, formalizimi i Berishës, besoj do të jetë deri në zgjedhje kjo punë. Kisha shpresuar, që meqenëse rikonfirmimi dihej, do të ishte liria për të thënë disa gjëra të tjera, pra të merreshin me platformë, ide, etj. Kishin kohë të thoshin disa gjëra, të reflektohej për disa gjëra. Por, sidoqoftë është çështje e brendashme e këtij grupimi dhe nuk do të kisha qejf të hyja kaq shumë brenda kësaj. Do të doja të flisnim për opozitën, kush janë problemet. Kjo histori politike me, i ati, biri, etj… Por, është kjo që thoni ju që kanë patur jetë aktive politike.  Kjo zonja (Argita Malltezi), e reja e kësaj pune është se nuk ka patur vizibilitet. Do të ishte më normale që i shoqi të ishte, sepse ka qenë pjesë akive, megjithatë kjo për mua nuk ka fare rëndësi”, tha ndër të tjera Shehi.

TRENDING

Exit mobile version