Aktualitet

Arian Çani: Greqia nuk tërhiqet, do i tregojë vendin Shqipërisë

Gazetari Arian Çani thotë se gjithçka po ndodh me Greqinë është një çështje shumë serioze.

Ai theksoi se shteti fqinj i ka dhënë shembujt që në antikitet që nuk tërhiqet dhe nëse ka thënë se do të bllokojë procesin, atëherë do t’i qëndrojë kësaj deri në fund.

“Beleri në bindjen time është një i burgosur politik dhe kjo nuk ndryshon. Konsiderohet nga shumica e analistëve dhe njerëzve në media si një armik i popullit, ndërkohë që është një shkelje e të drejtave europiane elementare që ai nuk lejohet të betohet, që është çështje administrative dhe jo ligjore. Kjo është si të thuash parashtrimi.

Uroj të jem i gabuar, por mendoj se ka një keqkuptim sa i përket qëllimit që Athina mendon se Tirana ka. Pra, Athina thotë se nëse ju nuk respektoni të drejtat e njeriut, në rastin konkret të kandidatit të etnisë greke në jug, atëherë ne do të bllokojmë procesin dhe ata nuk tërhiqen, jam i bindur për këtë.

Jo Gjermania dhe Spanja t’i thonë, por ata nuk tërhiqen. Ai vend ka dhënë prova që në antikitet që nuk tërhiqet për gjërat që beson dhe kauzat që mbron,” – u shpreh Çani.

TRENDING

Exit mobile version