Aktualitet

Arian Çani: Rama e ka ngritur lart stekën, i vetmi kryeministër që e ka bërë në 30 vite këtë gjë

Gazetari Arian Çani është shprehur se Edi Rama është ivetmi kryeministër në këto 30 vite që ka kuptuar se politika e jashtme është e vetmja politikë e brendshme.

Ai tha se Rama e ka ngritur stekën dhe po luan fort.

Çani u shpreh gjithashtu se me samitet dhe marrëdhëniet që Rama ka krijuar me ndërkombëtarët, askush nuk e priste dhe  shtoi se kryeministri ka punuar fort për t’ia arritur kësaj.

“Të gjitha gjurmët të çojnë te Edi Rama. Rama ndoshta është i pari kryeministër në këto 30 vite që ka bërë atë që është teza e Iljazajt, që do të thotë, ka kuptuar se politika e jashtme është e vetmja politikë e brendshme.

Rama ka kuptuar se duke qenë se është kryeministër i një vendi vërtetë të vogël, ka thënë me vete ‘unë po e ngre shumë stekën, po luaj shumë fort’.

Pra si të thuash, por krijoj një fabul të re. Me këto samitet, me marrëdhëniet që i ka krijuar vetë, askush nuk e priste këtë gjë.

Rama ka investuar shumë për të arritur këtë ditë. Unë nuk mendoj njësoj me Ervisin që thotë se Shqipëria është vend i vogël, nuk kemi fuqi ne të bëjmë… Ti thua atij i thonë do bësh këtë gjë dhe ai e bën, unë them jo”, tha Çani.

TRENDING

Exit mobile version