Opinionisti i “PërPuthen”, Arjan Konomi është përfshirë në një debat me Elvisin, pas transmetimit të takimit të këtij të fundit me Sindin. Arjani tha se Elvisi ndenji si “pemë” dhe se nuk kishte asnjë emocion.
Ndërkohë Elvisi ia ktheu duke i thënë se në fakt u bllokua nga emocionet sepse ka një pëlqim për Sindin.
Por Arjan Konomi ngriti tonet duke i thënë Elvisit se pse rrinte akoma në emision, kur është përfshirë në një konflikt thuajse me të gjitha vajzat dhe disave prej tyre i ka thënë madje se nuk do i pranonte në një takim.
Debati:
Arjani: Ti je futur në konflikt me të gjithë vajzat. Je zënë ashpër me Melisën, i ke thënë nuk dal më me ty, me Anën je zënë, Sindit ja ke thënë nuk dal më me ty, Shqipes po ashtu në fillim. Ti për çfarë ke ardhur këtu, për show? Se ti me vajzat këtu nuk ke asnjë lidhje, je konfliktuar me të gjitha. Pse rri akoma?
Elvisi: Unë gjërat i them troç, psh Lediana nuk më pëlqen dhe ja them troç
Arjani: Po ti ja ke thënë të gjitha femrave që unë me ju nuk kam punë, ti me kë ke punë, me Borën?
Elvisi: Nëse do e meritojë pse jo
Arjani: Po shko ore në emision tjetër
Elvisi: Të keshë vlerësim dhe standarde për veten…
Arjani: Ore ku të t’i gjejmë standardet? Pse rri këtu?
Elvisi: Po nuk i kam studiuar të gjitha unë që ta di