Aktualitet

Arrestimi i Berberit/ Vangjeli: Vetëm maja e shpatës, sinjal nga bunkeri i SPAK

Arrestimi i ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi, u diskutua sonte mes të ftuarve në “Top Story”.

Sipas drejtorit të informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari, ndalimi i Berberit është një provë se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion po godet seriozisht korrupsionin.

E rëndësishme është që goditje të tilla janë serioze, goditje mbi administratën. Një provë tjetër që SPAK e ka seriozisht me pjesën e korrupsionit”.

Me ironi, analisti Arjan Curri përdori një shprehje popullore për Berberin, që akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Zgjodhi të vidhte për një gjë kaq të vogël, sikurse është konsulenca fiktive. E thotë populli, nëse nuk di të fshehësh, mos vidh. Atë e kupton edhe një kalama kopshti”.

Ndërsa analisti Lorenc Vangjeli, pretendoi se në Partinë Socialiste ka disa palë, që po denoncojnë njëra-tjetrën.

Kjo që sapo pamë është vetëm maja e shpatës, nuk dihet sa thellë do të hyjë. Është një moment politik, në atë që quhet beteja e drejtorëve, që po ti shohësh sot duken 10 vite më të rinj dhe më të pasur se më parë. Do të shohim se do të goditet njëherë njëra palë, njëherë tjetra.

Në PS, ka palë që janë më larg njëra-tjetrës, se sa vetë opozita. Kjo duhet të ishte tema kryesore, por ne vazhdojmë t’i biem të njëjtës daulle që është opozita. Ndërkohë, këtu kalon lumi i parave. Ky është një sinjal që vjen nga bunkeri i SPAK. Ka zbuluar që çmimet kanë 7-8 vite që nuk kanë ndryshuar. Metri katror i asfaltit në Itali shkon nga 4-5 euro, në Tiranë shkon nga 9-11 euro”.

TRENDING

Exit mobile version