Kronike

Arrestimi i policëve/ Shantazhonin ‘mallistët’ dhe u merrnin…

TIRANË- Policët, Cani e Muzikanti ndalonin të rinj që pinin hashash te Liqeni, iu vinin pranga dhe pasi i merrnin para i lironin. Ata u merrnin të rinjve që pinin hashash 20 deri në 50 mijë lekë për t’i lënë më pas të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të AMP-së, ndaluan shtetasit: S. M., 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake dhe S. C., 22 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, të dy shtetasit banues në Tiranë.

Këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat. Pas punës hetimore të kryer është bërë e mundur dhe zbardhja e ngjarjes dhe vënia në pranga e 2 shtetasve të mësipërm”, njofton policia.

TRENDING

Exit mobile version