Kronike

Arrestimi i Sokol Bode, përgjimet e vitit 2019 me grupin ‘Habilaj’

Ish-shefi i stacionit të Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode, i cili është dënuar nga gjykata në mungesë për përfshirje në trafik droge, është arrestuar mbremjen e se enjtes në Berat.

Bode është kapur nga forca e posaçme operacionale.

Kujtojmë se ish-drejtuesi i policisë ishte i përfshirë në dosjen “Habilaj”, e madje fotot e tij me vëllezërit trafikantë  kanë bërë xhiron e rrjetit, në kohën e publikimit të skandalit.

Bode, dyshohet se u ka ofruar ndihmë dhe ka mbajtur lidhje me trafikantët Habilaj, që të realizonin me sukses trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Në prill 2022, GJKKO e dënoi Sokol Boden me 12 vite burg.

Policia ka reaguar  lidhur me arrestimin në Berat të ish shefit të stacionit në Dhërmi Sokol Bode.

A akuzohet si pjesëtar i grupit të Habilajt që trafikonin drogë në kohën e ish ministrit Sajmir Tahiri.

Forca e Posaçme Operacionale ka vënë në pranga mbrëmjen e sotme në Berat, ish-shefin e policisë në stacion in e Dhërmiut, Sokol Bode që është i përfshirë në trafikun e drogës me grupin “Habilaj”.

GJKKO e ka dënuar Boden me 12 vite burg në mungesë, ndërsa nga fashikujt e dosjes hetimore për grupin që kishte lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri rezulton se ish-zyrtari del në përgjimet e viti 2019 me pjesëtarë të bandës.

PËRGJIMET

Më datë 15.10.2017, ora 09:11, numri që mbaron me 777, që përdoret nga Florian Habilaj, është telefonuar nga numri që mbaron me 888, që i përket Sokol Bodes.

Bode: Alo
Habilaj: Po
Bode: Si je flori, mirë jeni?
Habilaj: Mirë, faleminderit
Bode: Sokol Bode të shqetëson
Habilaj: Po
Bode: Po vij për 10 minuta n’bazë
Habilaj: Ku të pres?
Bode: Poshtë
Habilaj: A do të vij te karburanti?
Bode: N’Çole, N’Çole
Habilaj: Hajt se po vij aty.

Më datë 16.10.2017, ora 15:31, numri që përdoret nga Artan Habilaj, ka marrë sms
nga një numër që mbaron me 987 me këtë përmbajtje: Shih lajmet te “Klani”

Më datë 16:10.2017, ora 17:29 e në vazhdim, Armando Koçerri është telefonuar
nga motra e tij:
Koçerri: Hë
Motra: Ç’bëtë juve, mbaruat punë
Koçerri: Pse kishe gjë apo…
Motra: Jo, ore jo, nuk kisha gjë. Ka dalë te Fokusi Qendra Babicë e Madhe, në televizor
për qendrën që s’është në rregull
Koçerri: Po mirë, le të dalë

Motra: Shikoj i çik lajmet
Koçerri: Pse?
Motra: Po shikoj
Motra: Hë ore
Koçerri: Të orës tre e gjysmë
Motra: Jo, ore jo, tani të orës 5
Koçerri: Sa
Motra: Jo ore jo, tani lajmin e fundit shikoje, hajt
Koçerri: Hë, alo
Motra: Po lehin qentë poshtë shtëpisë së xhaxhait ore
KOçerri: Ja se po vij unë, te diga jam
Motra: Ee, ndaj të mora

Në orën 21:10, Armando Koçerri është telefonuar nga Florian Habilaj
Koçerri: Hë vlla
Habilaj: Ça bën o
Koçerri: Hiç në shtëpi, ç’kemi
Habilaj: Do vish i çik nga Fredi
Koçerri: Mirë

Më datë 17.10.2017, ora 21:49, Armando Koçerri është telefonuar nga motra e tij
Koçerri: Hë
Motra: Ça bëre ti
Koçerri: Hiç
Motra: Ka njerëz poshtë te ullinjtë
Koçerri: Kush ka?
Motra: Po lehin qentë. Nuk e di a po shkulin ullinjtë apo ça po bëjnë, po ka njerëz
poshtë te ullinjtë
Motra: Tani pushuan qentë
Koçerri: Shiko i herë me dritë

Njoftimi

Finalizohet nga strukturat e DVP Berat, operacioni policor i koduar “Uznova”.

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Strukturat e DVP Berat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Uznova”.

Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen “Uznovë”, u bë lokalizimi dhe kapja e shtetasit:

– S. B., 43 vjeç, banues në Berat, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Shtetasi S. B. është transportuar në Tiranë, pranë Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, për veprime të mëtejshme.

Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejëshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version