LAJMI I FUNDIT

Arrestimi i zyrtarit të FBI, Berisha: Rama kaloi çdo vijë të kuqe

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar dorëheqjen Ramës pasi sipas tij ka shkelur vijën e kuqe në lidhje me marrëdhënien e tij me zyrtarin e lartë të FBI i cili është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ai ka kryer një nga aktet më të rënda në historinë 100-vjeccare të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë nuk them që Edi Rama i dobësoi karakterin moral një zyrtari që kishte një besim aq të lartë në vendin e tij, por kryeministri i një vendi partner nuk mundej kurrë të shfrytëzonte për qëllimet e veta as dobësinë më të vogël, sikur të kishim të bënim me fuqinë armike dhe jo partnerin kryesor strategjik. Edi Rama duhet të ikë sa më parë. Drejtësia do të merret nga të dyja vendet por ana morale është krejtësisht e rëndë. Ky rast tregon përdorimin e korrupsionit ndërkombëtar kundër opozitës shqiptare. Tregon se Tirana është një qendër e korrupsionit të njerëzve. Tregon se Edi Rama nuk njeh asnjë parim për interesat e pushtetit të tij. McGonigal mund t’i shkojë deri në 80 vite dënimi, asnjë vit më pak nuk meriton Edi Rama. Nuk i bën kurrë këto veprime të tmerrshme kryeministri i një vendi partner. Edi Rama duhet të zbërthehet, do të ketë komision hetimor parlamentar që do t’i shkohet deri në fund kësaj çështjeje.  Njeriu i inteligjencës i vendit më të fuqishëm në botë u pagua nga Kryeministri i Shqipërisë. Rama nuk mund të rrijë më në qeverisje. Ai e ka vendin atje ku është Charles McGonical”, tha Berisha.

I pyetur në lidhje me deklaratat e mazhorancës së Agron Neza, një prej personave të përmendur në hetime ka lidhje me të, Berisha tha se kjo është e pavërtetë.

“Unë nuk e njoh personalisht atë. Nuk kam asnjë lidhje. Ai ka punuar në shërbim në qytete të ndryshme. Ka shumë gjëra që faktojnë të kundërtën e asaj që akuzojnë këta. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste është një mafioz i cili i ka dhënë me koncesion Oleg Deripaskës hidrocentralet në Shushicë dhe favore të tjera, ai ka vallëzuar deri në 3 të natës me McGonigal. Ai kapet pas fijes së barit. Do t’i shkohet kësaj çështje deri në fund sepse po zihen e gjithë Bota. Shqipëria ka paguar shefin e kundërinteligjencës të organizatës më të fuqishme të botës. Këta mund ta bëjë vetëm Edi Rama. Këto që kanë dalë deri tani janë vetëm e ajsbergut.  Rama është krijesë e Sorosit dhe, unë e denoncoj para botës këtë rast sepse është krijesë e tij por në këtë rast e kaloi vijën e kuqe dhe duhet të japë urgjentisht dorëheqjen”, tha Berisha.

Lajm në përditësim…

TRENDING

Exit mobile version