06/06/2021 , 15:09

Arrestohen 6 persona për vepra të ndryshme penale, dy të rinj kapen me kanabis

Gjashtë persona kanë rënë prangat e policisë për vepra të ndryshme penale.

Dy të rinj, të identifikuar me inicialet A. Z., 24 vjeç dhe E. Ç., 23 vjeç, u kapën me lëndë narkotike kanabis në automjete nga kontrolli i Forcës së Posaçme “Shqiponjat”.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë të shtetasve:

F.L., 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

K.H., 28 vjeç, G. B., 46 vjeç dhe J. B., 36 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjete përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin