Aktualitet

Arrestohen zjarrvënësit, Rama: Një bravo e madhe për policinë! Ky krim barbar dënohet deri në 15 vjet burg

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar Policinë e Shtetit  dhe trupat e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, të cilët kanë kapur dhe arrestuar zjarrvënësit, si në rastin e kriminelëve që i vunë zjarrin pyllit në Laç.

“Një bravo e madhe për Policinë e Shtetit që këtë verë u është qepur këmba-këmbës zjarrvënësve, duke arritur t’i kapë dhe çojë prapa hekurave, si në rastin e kriminelëve që i vunë zjarrin pyllit në Laç, për të cilët përsëris, si për gjithë të arrestuarit e tjerë, apelin në adresë të gjykatësve në rrethe, që të mos vazhdojnë me avazin e tyre të vjetër të mosndëshkimit të një krimi barbar si ky, i cili në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë dënohet deri 15 vjet burg.

Një falënderim i përsëritur për trupat e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, e cila e ka rritur ndjeshëm nivelin e performancës gjatë këtij sezoni turistik, duke e mbrojtur me profesionalizëm e shpirt sakrifice pasurinë e paçmueshme natyrore dhe ulur në mënyrë të konsiderueshme dëmet potenciale të këtyre krimeve të neveritshme në verbërinë, shpirtligësinë, marrëzinë e tyre””, tha Rama./topchannel

TRENDING

Exit mobile version