17/06/2021 , 2:23

Arrestohet 45-vjeçari në Kukës, drejtonte makinën në gjendje të dehur

Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë automjetin në gjendje të dehur ose në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin P. V., 45 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Morinë – Kukës, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, në masën 0.71 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin