Kronike

Arrestohet autori i ngjarjes makabër në Elbasan

Pas rreth 24 orësh, policia ka arrestuar autorin e krimit tronditës se ditës së djeshme në Elbasan, Ramis Mici.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në lagjen “Skenderbej”, ku 37-vjeçari ka goditur me thikë, bashkëjetuesen e tij shtetasen Jetlira Elezin, e cila pas divorcit, martesë nga e cila kishte dhe dy fëmijë, kishte nisur bashkëjetesën me Micin.

Pasi e qëlloi, Mici e la gruan 37-vjeçe të mbuluar me gjak në banesën ku jetonin me qira dhe u largua prej aty me shpejtësi. Ishin pronaret e shtëpisë qe e gjetën të pajetë gruan në mes të dhomës.

Jetlira Elezi ishte dhunuar edhe me herët nga bashkejetuesi, madje kishte kërkuar edhe ndihmën e policisë, e cila pasi e shoqëroi për disa orë dhunuesin e kishte lënë të lirë.

 

 

Motiv i krimit të jetë bërë xhelozia në çift.

Ndërkohë autori i krimit, baba i dy fëmijëve, ishte divorcuar, ndërsa pasi kishte gjetur një banesë me qira në këtë lagje, kishte marrë aty dhe bashkëjetuesen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version