Kronike

Arrestohet grabitësi 39 vjeçar në Shkodër (EMRI)

SHKODËR- Pashuk Fusha ka rënë në prangat e policisë për vjedhje edhe njëherë pas asaj në Shkodër dhe në Lezhë me armë dhe me dhunë, në  2009-2014, ku dhe kreu disa vite burg. 39-vjeçari del sërish në ‘skenë’ kësaj here duke grabitur paund dhe sende me vlerë në Shkodër. Fusha vidhte në disa banesa, të shumave të mëdha të parave (në lekë dhe në paund) dhe të sendeve me vlerë.

I ndaluari, me precedent të theksuar kriminal për vjedhje me armë dhe me dhunë, në Shkodër dhe në Lezhë, si dhe i dënuar në Belgjikë, për transport të lëndëve narkotike.

Më herët në vitin 2014, Fusha është arrestuar edhe për shfrytëzim prostitucioni të një 18-vjeçarjeje.

•Më datë 11.09.2022, në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër  në bashkëpunim me të tjerë, kanë hyrë me forcë, në banesën e shtetases F. D., dhe i kanë marrë një shumë parash.

•Më datë 23.10.2022, gjatë natës, në lagjen “Skenderbeg”, Shkodë, në bashkëpunim të tjerë, kanë hyrë me forcë, në banesën e shtetasit R. B., 59 vjeç, ku kanë marrë me dhunë,  rreth 600 000 lekë dhe sende me vlerë.

Nga veprimet hetimore rezultoi gjithashtu, se shtetasi P. F. ishte kthyer deportiv nga Belgjika, ku kishte kryer dënimin, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

39-vjeçari është edhe me precedent të theksuar kriminal, për vjedhje me armë dhe me dhunë, në Shkodër dhe në Lezhë, në periudhën kohore 2009-2014, ku dhe ka kryer disa vite burgim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e policisë.

TRENDING

Exit mobile version