Connect with us

Kosova

Arrestohet malazezi, vrau 9 civilë shqiptarë…

Published

on

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se pas një pune disa mujore në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit ka arrestuar shtetasin M.D nga Vitomirica e Pejës, i nacionalitetit malazez, për shkak të dyshimit të bazuar për Krim i luftës kundër popullsisë civile.

Siç ka njoftuar Prokuroria Speciale, rasti ka të bëjë me ofensivën e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe të datës 07.05.1999 në regjionin e Pejës, ku dyshohet se u vranë nëntë civilë të nacionalitetit shqiptar dhe janë zhdukur pesë persona të tjerë po ashtu civilë shqiptarë.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Speciale:

Prishtinë, 27 qershor 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinion publik se, pas një pune hetimore disamujore nga ana e Njësisë për Hetimin e Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, sot, me datën 27.06.2022 ka arrestuar shtetasin M.D. nga fshati Vitomiricë, Komuna e Pejës, i nacionalitetit malazez, shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”), si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i sanksionuar sipas veprës penale Krime lufte në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për konventat e Gjenevës, e sanksionuar me nenin 146 lidhur me nenin 31 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.
Rasti ka të bëjë me ofensivën e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe të datës 07.05.1999 në regjionin e Pejës, ku dyshohet se u vranë nëntë (9) civilë të nacionalitetit shqiptar dhe janë zhdukur pesë (5) persona të tjerë po ashtu civilë shqiptarë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për t’u dërguar para Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor.

Kosova

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, zbulohen detaje

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se vendimi për reciprocitetin me Serbinë është rënë dakord në marrëveshjen e mëparshme të Brukselit dhe se nuk do të jetë pjesë e diskutimeve në takimin e ardhshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Ky takim është thirrur nga Përfaqësuesi i BE për Politikën e Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe do të mbahet më 18 gusht pasi është konfirmuar pjesëmarrja nga të dy liderët.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, nuk ka treguar se çfarë do të diskutohet në Bruksel.

“Për agjendën e takimit do t’ju informojmë me kohë. Vendimet për targat dhe dokumentet për hyrje-dalje janë vendime të qeverisë që janë paraparë në marrëveshjet e dakorduara nga palët në të kaluarën, prandaj nuk mund të diskutohen në këtë mbledhje”, tha Kryeziu.

As zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, nuk dha detaje për takimin e 18 gushtit.

“Mund të konfirmoj se pasi Përfaqësuesi i Lartë Borell ftoi të dyja palët në Bruksel, presidenti Vuçiç dhe kryeministri Kurti e pranuan ftesën e tij dhe se më 18 gusht do të priten në Bruksel nga Përfaqësuesi i Lartë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak për të diskutuar rreth dialogu i mëtejshëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Do të ndajmë më shumë detaje rreth logjistikës dhe agjendës më afër ditës së takimit”, tha ai.

Continue Reading

Kosova

‘Dukagjin Lipa u betua se…’, incident në Sunny Hill

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se e ka arrestuar këngëtarin, Shemsi Krasniqi pasi theu rregullat e festivalit. Shemsiu, i njohur si Shemi i grupit “Ilirët” shprehej se babai i Dua Lipës, Dukagjini kishte urdhëruar arrestimin e tij me qëllim që të mos këndojë këngën për Adem Jasharin.

Në postim, ai theksonte se kishte kërkuar që të këndonte këngën për komandantin legjendar mirëpo, sipas tij, Dukagjin Lipa i ishte betuar se nuk do ta linte që të performonte. Por, në komunikatën e policisë, theksohet se këngëtari është shoqëruar pasi është ngjitur në skenë pa autorizim.

“Gjatë zhvillimit të Festivalit Sunny Hill, i cili po mbahet në parkun e Gërmisë, më 06.08.2022 rreth orës 16:50, te bina ku përformojnë artistët, është ndaluar: Sh.K., (viti i lindjes 1955, mashkull kosovar), i cili pa autorizim kishte hipur në binë. Zyrtarë policorë që janë të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit, kanë kërkuar që personi në fjalë të largohej nga aty.

Ai nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar dhe me këtë rast është shoqëruar në stacionin policor. Policia për rastin ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me udhëzim nga i njëjti, i shqiptohet fletë-paraqitje për mosrespektim të urdhrave të personit zyrtar. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjit dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Kosova

Hyri në Kosovë si spiune, gazetarja ruse shpallet e…

Published

on

By

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka shpallur person të padëshiruar gazetaren–spiunen ruse, Daria Asmalova.

“Si Ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan. Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Ai tha se kushdo që “me qëllime apo direktiva të caktuara cenon apo tenton ta destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës”.

Asmalova dje është ndaluar në pikëkalimin kufitar në veri.

“Shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares. E njëjta ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës”, ka shkruar Sveçla dje.

Continue Reading

Kosova

Sulmohet me armë zjarri Policia e Kosovës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është sulmuar me armë zjarri, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit.

Sipas Policisë, kanë qenë rreth 10 të shtëna me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar.

Komunikata e plotë:

Sot, më 06.08.2022 rreth orës 11:25, njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit është sulmuar me armë zjarri.

Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë. Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar.

Në asistencë të njësisë policore ka shkuar Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare. Policia po vazhdon të vëzhgojë terrenin dhe ta trajtojë rastin.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe luftimin e kriminalitetit e me theks të veçantë të kontrabandës në atë zonë./express/

Continue Reading

Kosova

Sherr mes grupeve, një i vrarë dhe dy të plagosur

Published

on

By

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur, pas një mosmarrëveshje që pati mes dy grupeve të premten në mbrëmje në Lipjan.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët deri tani e kanë cilësuar rastin si “vrasje e rëndë”.

Sipas Policisë, ngjarja nisi fillimisht me një konflikt verbal, fizik e më pas përfundoi duke përdorur armët. Dy të dyshuarit nxorën armët dhe goditën tre viktimat, ku njëri prej tyre nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

Dy të plagosurit po trajtohen në QKUK, ndërsa të dyshuarit janë ende në arrati.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me vrasje të një personi, si dhe plagosjen dhe dy personave të tjerë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar, si dhe janë duke punuar për ndriçimin e plotë të rasti i cili është cilësuar si vrasje e rëndë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING