Kronike

Arrestohet shitësi i kokainës në lagjet e Shijakut

SHIJAK – Një 27 vjeçar u arrestua pasi akuzohet se shiste doza kokaine në lagje të ndryshme të Shijakut.

Në kuadër të operacionit të koduar “Zona” u arrestua  Dorjan Sherifi banues në Gjepalaj, Shijak

Gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me të cilin lëvizte Sherifi, u gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin dhe me një celular, informoi sot policia e Durrësit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

TRENDING

Exit mobile version