Kronike

Arrestohet shqiptari në Itali, kapet duke shpërndarë drogë

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Mediat italiane shkruajnë se 25-vjeçari me banim në Ossola është kapur me drogë në një makinë kafeje.

Gjatë kontrollit fizik në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar: 108 gramë kokainë, 98 doza të parapaketuara kokainë ne një peshë totale 95 gram, një peshore dhe shuma e parave prej 3800 euro.

TRENDING

Exit mobile version