17/06/2021 , 1:29

Arrestohet sipërmarrësi i një firme ndërtimi, shpallet në kërkim pronari i truallit

Sipërmarrësi i punimeve të një ndërtimi që kryhej pa leje brenda vijës së verdhë ka rënë në prangat e policisë së Tropojës. Po ashtu bëhet e ditur se është shpallur në kërkim edhe pronari i truallit, i cili kishte porositur ndërtimin.

“Nga verifikimet e kryera rezultoi se trualli i ndërtimit rezultonte me certifikatë pronësie në emër të shtetasit F. J., i cili u shpall në kërkim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi nuk u gjet në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve”, në ngarkim të shtetasit A. M., dhe për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, në ngarkim të shtetasit F. J”, njofton ndër të tjera policia.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin