17/06/2021 , 3:36

Arrihet marrëveshja, Edison Cavani tek Manchester United edhe për një vit

Manchester United dhe Cavani kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën me një vit, sipas BBC.

‘Djajtë e Kuq’ nuk e kanë konfirmuar ende, por duket se janë bindur nga uruguajani, sidomos në sfidat e fundit ku i ka ndihmuar me golat e tij.

Këtë vit Cavani ka shansin të fitojë trofeun e Europa Ligës me Manchester United në finalen ndaj Villareal, kurse vitin tjetër do të luajë në Champions League.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin