Reshje e dendura ditën e fundit kanë shkaktuar problematika në zona të ndryshme. Autoriteti Rrugor Shqiptar raportoi situatën e akseve kombëtare.
“Gjatë natës kanë vazhduar reshjet në të gjithë territorin por pa sjellë probleme të mëdha me qarkullimin
Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare. Rënia e materialeve në segmentet: Ura e Kranës Syri i Kaltër, Lukovë-Bunec, Librazhd-Elbasan, në Kalimash km 107 dhe Shkopet-Ulëz është mbajtur gjithe kohën nën kontroll, për të mos sjellë probleme në qarkullim”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.
Gjithashtu Autoriteti bën të ditur se “në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 6 deri në km 12 të qarkullohet me zinxhirë
Kontraktorët janë në gadishmëri për përballimin e çdo situate që mund të paraqitet”.
Më herët Autoriteti bëri të ditur se ka pasur “rënie gurësh në aksin Librazhd-Elbasan, afër Murashit, një zonë problematike sa herë që ka reshje Kontraktori i mirëmbajtjes i ndodhur në terren po punon me mjete e punëtorë për pastrimin e plotë të rrugës për ta rikthyer qarkullimin në normalitet
Drejtuesit e mjeteve të udhëtojnë me kujdes për shkak të reshjeve dhe lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën”.