Sport

Arsenal drejt Declan Rice, “topçinjtë” bëjnë ofertën e parë zyrtare

Prej kohësh tashmë po përflitet për një kalim të bujshëm të mesfushorit të talentuar anglez, Declan Rice nga “çekiçët” e West Ham te rivalët e “topçinjve” të Arsenal, me teknikun Mikel Arteta që është i “dashurar” pas performancave të 23-vjeçarit.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat britanike, “toppcinjtë” kanë bërë dhe ofertën e tyre të parë drejt Rice, me klubin e Arsenal që ka vendosur t’i ofrojë “kushërinjve” londinezë plot 80 milionë paund plus bonuse.

Mirëpo, propozimi i parë është refuzuar nga kampionët e Conference League dhe tashmë pritet që klubi të bëjë ofertën e dytë, ofertë që mund të arrijë deri në 90 milionë paund plus bonuset që nuk janë vendosur akoma

TRENDING

Exit mobile version