Kreu i PD, Lulzim Basha ka bashkëbiseduar me një pedagoge rreth problemeve në arsimint shqiptar.
Pedagogia ka konstatuar se skemat në arsimin shqiptar, për kualifikimet, përfitimin e eksperiencave dhe trajnimet.
Basha e siguron se qeveria do të jetë arbitër, por do të ndërhyjë urgjentisht për praktikat e studentëve.
Sipas Bashës, bota universitare me të në krye do të përfitojë të gjitha oportunitetet që i ofrohen nga Shqipëria.
Shteti shqiptar këtu nuk ka asnjë kontribut. Ja ku është një model laboratori. Të tillë duhet të kemi me dhjetëra me qindra dhe shteti shqiptar këtu nuk ka dhënë asnjë kontribut, kjo është e pa pranueshme. Një pjesë e mirë e financave që do të shkojnë në buxhetin e rritur për institucionet e arsimit të lartë do të shkojnë pikërisht për të krijuar të tilla mundësi fasilitete për degë të ndryshme në mënyrë që kur të diplomohet studenti i diplomuar, i sapo diplomuari faktikisht të dali një profesionit i gatshëm për tu futur në treg. Hapi i tret ka të bëj me praktikat e paguara. Praktikat e paguara, stazhet e paguara sigurisht nuk mund të jen një instrument i përjetshëm por të paktën, të paktën në vitet e para, 4 vitet e para dhe ndoshta dhe 8 vitet e para pas 25 Prillit do të përbëjnë një urë për ta nxjerr të sapo diplomuarin në tregun e punës. Paga që ne propozojmë, apo shpërblimi më mirë të themi se nuk është pagë, është 300 mijë lekë të vjetra në muaj për 12 muaj, për 1 në çdo 3 studentë që mbaron studimet në Shqipëri. Sigurisht të zgjedhur në bazë të meritës dhe në këtë mënyrë krijojmë edhe mundësinë që studenti të…apo i sapodiplomuari jo thjesht të vazhdojë aspektin praktik të trajnimit por të futet në rrjetin e network-un që pastaj e bën shumë më të lehtë për studenten apo studentin, të riun apo të renë, se s’janë më studentë në atë moment që të punësohet diku. Dhe faktikisht statistikat ballkanike na tregojnë që 7 deri në 9 për çdo 10 praktikantë sigurojnë vend pune shumicën e rasteve aty ku po bëjnë stazhin por jo vetëm edhe nëpërmjet lidhjeve që krijojnë ne rrjetin profesional në fushën e tyre. Dhe këto janë prioritetet dhe angazhimet kryesore të planit tonë. Sigurisht janë angazhime, nuk janë premtime dhe si të tilla janë të kostuara. E rëndësishme është që trajektorja nga momenti kur një i ri futet në sistemin universitar e deri në momentin kur del nga sistemi universitar ta pajisë atë plotësisht për marrjen e një profesioni. Tani të hap edhe pak më shumë perspektivën me dy fjali të fundit: Mundësitë që po krijon kriza e pandemisë janë të jashtëzakonshme. Zinxhiri i furnizimit për tregun europian do të zhvendoset me përmasa të mëdha nga Lindja e Largët kryesisht nga Kina dhe vendet e tjera të asaj zone, në zona të konsideruara më afër dhe më të sigurta për Bashkimin Europian. Në veçanti fusha e teknologjisë së informacionit, të inxhinierive të prodhimit, të gjithë vendet e Ballkanit po bëhen gati të përfitojnë nga kjo. Të vetmit që s’kemi asnjë plan e asnjë strategji deri më sot është Shqipëria, për shkak të lënies tërësisht pas dore, të mungesës së vizionit, mungesës së vëmendjes, mungesës së fokusit, tek kjo. Me planin që kemi shpalosur për arsimin ne japim fund kësaj kohe të mungesës së vizionit dhe të vëmendjes dhe drejtojmë të gjithë vëmendjen e qeverisë dhe të shtetit tek aftësimi i vendit për të thithur pjesën tonë që na takon nga këto investime. Pjesën tonë që na takon nuk ka nevojë të ëndërrojmë, të fantazojmë. Në qoftë se në detyrën tonë në këtë trekëndësh bashkë me detyrën tuaj dhe detyrën e sektorit privat, absolutisht ne do jemi në gjendje të thithim investime të huaja me vende pune të mirëpaguara për rininë shqiptare dhe për tregun tonë të punës në tërësi dhe ky në fakt është synimi dhe objektivi kryesor. Në funksion të kësaj kemi ardhur tek trajnimi dual nuk kemi skematikë, nuk kemi thënë o Gjermania ka trajnim dual na duhet dhe ne trajnimi dual, jo ne kemi mundësi të jashtëzakonshme të thithim këto investime, ne kemi një rini jashtëzakonisht të talentuar, të aftë për tu përballur me çdo sfidë si asnjë rini tjetër Europiane. E cila rini tjetër Europiane është sfiduar më shumë se rinia Shqiptare këto 8, apo 15, apo 20, apo 30 vite dhe ja ka dalë mbanë e shohim kur dalin jashtë dhe si shkëlqejnë dhe kur janë jashtë ambientit të tyre se normalisht asnjë vend nuk të bëhet si vendi yt. Pra detyra jonë është ti japim rinisë Shqiptare mekanizmat që të shkëlqeje në vendin e vet, dhe mekanizmat janë këto: krijimi klimash për të përfituar maksimalisht nga oportunitetet që po sjellin këto ndryshime të mëdha konjekturale në Europë dhe në botë për thithjen e investimeve kryesisht në fushën e teknologjisë dhe të informacionit, të inxhinierive dhe kudo tjetër dhe ndërlidhjen komunikimin se më përpara një arkitekt duhet të shkonte të punësohej në një zyrë arkitekture në perëndim. Sot mund të punojë për atë zyrë arkitekture apo inxhinierie nga Shqipëria me paga dinjitoze për shkak të teknologjisë së informacionit po ne duhet të sigurohemi që të ketë aftësinë, certifikimin, profesionalizmin për t’ju përgjigjur standardeve të projektimit apo të inxhinierimit apo të punës përkatëse që do të bëjë për atë firmë ndërkombëtare. Dhe çfarë fitojmë me këtë? Së pari fitojmë investime të huaja se ato investime nuk do të vijnë këtu në qoftë se ti u jep atyre studentë me një diplomë pa mundësinë për t’ju përgjigjur kërkesave pa orientim, pa kompetenca praktike pa orientim profesional se si të bëjë diçka minimale. Në këtë zinxhirë prodhimi ne do të jemi në gjendje t’ju themi atyre shikoni ne kemi bërë pjesën tonë, ne i aftësuam këta programues të nivelit të parë, të dytë, të tretë për teknologjinë e informacionit, arkitektë ku di un menaxherë të zotë apo dhe profesionistë të fushave të tjera, e kemi bërë në pjesën tonë, doni t’i riaftësoni edhe më tej, ejani t’i riaftësojmë bashkë. Sillni trajnuesit tuaj për një proces të veçantë prodhimi, na tregoni koston dhe atë kosto ejani ta ndajmë bashkë, gjysmën ti si investitor në qoftë se më sjell 2 mijë, 3 mijë, 4 mijë, 5 mijë vende pune dhe gjysmën unë si shtet që do ta bëj me universitetet, se unë nuk do ti aftësojë ata në ministri, as në kryeministri, por do ti aftësoj këtu në laborator si ju dhe do ju them, na duhen për këtë degë të veçantë të industrisë ky lloji specializimi, brenda 4 viteve të ardhshme na duhet të specializoni 800 studentë dhe për këtë juve sigurisht ju vetë do ju duhet 3, 5, 10 laboratorë si ky, do ju duhet një rritje e kapaciteteve mësimore. Me këtë bashkëpunim, me këtë trekëndësh bashkëpunimi, ne do të mundësojmë së pari të marrim atë që se kemi marrë deri më sot, që e anë marrë të gjithë, Maqedonia, Serbia, Kosova, Bosnja, vetëm ne se kemi marrë, investimet e huaja direkte që hapin vende pune të kualifikuara me rroga të larta, kur them rroga të larta them rroga që fillojnë minimumi nga 800 euro në muaj e shkojnë deri në 200-2500 euro në muaj mesatarja, pra rroga më të larta seç merr zyrtari më i lartë i shtetit që është presidenti i republikës apo kryeministri dhe nuk bëhet fjalë për 10 vende pune, as për 100, bëhet fjalë për mijëra vende pune që mund të krijojmë për rininë, në këtë mënyrë i shërojmë edhe një objektivi tjetër madhorë që është ndalja e emigracionit masivë të rinisë. Kjo është arsyeja pse eksperienca si këto për mua personalisht sot dhe aq më shumë nesër janë të vyera si sytë e ballit, sepse ne duam të kemi nesër me këtë program, e këtë mbështetje që do t’i japim trajnimit individual, jo 10 herë po 100 herë më shumë facilitete si këto, por edhe trajnues si ju, kapacitete trajnimi në mënyrë që të arrijmë brenda një kohe sa më të shkurtër që një përqindje sa më të madhe të rinisë studentore ta aftësojmë përmes trajnimit dual në ato degë të ekonomisë globale të cilat pastaj përbëjnë garanci shtesë dhe shtysë që investitorët e huaj të vijnë në Shqipëri. Në këtë mënyrë përmbyllet gjithë kuadri, asgjë nuk është e izoluar. Pa këtë kualifikim ato nuk mund të vijnë këtu çfardo që t’i ofrojmë, t’i ofrosh tokën falas, ti ulësh çmimin e energjisë, taksat, në qoftë se nuk e ka krahun e punës të kualifikuar gjëja e parë që do të thotë është po mirë çfarë më ofron