REAGIM

Artistë pensionistë apo artistë patronazhistë

Gazetari Agim Xhafka e ka cilësuar darkën e kryeministrit Edi Rama me artistët dhe personalitet shqiptare të dalë në pension si një veprim turpërues nga ana e tij.

Xhafka u shpreh se ai u jep një pension lëmoshë pensionistëve të cilët pa ndihmën e fëmijëve të tyre nuk do të arrinin dot të kalonin as javën.

Artistët sipas tij janë kthyer nga artistë në patronazhistë dhe po ktehehen në shërbëtor të partisë ashtu si në kohën e komunizmit.

“ARTISTË PENSIONISTË APO ARTISTË PATRONAZHISTË?”

Dje në median shqiptare u dha lajmi, kryeministri Rama dhe zonja e tij shtruan një darkë për artistë dhe personalitete që janë në pension. Pas darke usta Rama që nuk e le rastin të bjerë në tokë, botoi një album me foto nga gazi dhe hareja e elitës shqiptare me të. Ra në sy si kulm i darkës puthja që një artist i dha atij në ballë.

Rrjetet sociale krejt pritjen e quajtën shfaqje të pështirë, ndërsa këtë puthje më e pakta e emërtuan, të turpshme.

Në fakt Rama ndaj i ftoi, t’i turpëronte. Pasi u jep një pension lëmoshë, që pa ndihmën e fëmijëve të tyre këta artistë nuk ngrysin dot javën, u ndau rolet si regjisor me përvojë. Të bëjnë atë që kanë bërë ndër vite e vite. Sërish të shërbejnë si shërbëtorë të partisë e të qeverisë.A nuk u tha Enveri këtyre, krijoni drama për kolektivizimin e bujqësisë se do i le fshatarët pa tokë? A nuk i porositi, bëni ore këngë për jetën e lumtur? A nuk i nxiti të shanin kapitalizmin? A nuk na çoi tufa-tufa në teatër të shihnim sukseset e socializmit e në shtëpi darka jonë qe një gotë çaj dhe gjumë me barkun bosh?

Ja, fiks si atëhere u mblodhën pensionistët shërbëtorë. Qeshën dhe puthën kryeministrin paçka se djemtë dhe vajzat e vendit ikin me gomone me dallgëve të tërbuara, paçka se çmimet kapën qiellin, paçka se ai që puthën na mbyti në borxhe, paçka se shkollat tani janë me katër turne, paçka se ajri në qytet helmon edhe gjarpërin pa u afrua,paçka se jemi shteti më i varfër i Ballkanit. 

Dje artistët pensionistë luajtën një rol të ri. Partia u dha të shkruar fjalët që ata do të thonë në filmin e zgjedhjeve që do shfaqet më 14 maj. E ata premtuan se si përherë do ishin gati. Në krah të dhunuesve si 50 vjet më parë. Por tani do kishin një profesion tjetër. Do quheshin jo artistë, por patronazhistë. E sipas kontributit në qershor ndoshta presidenti do i dekorojë me: ”Patronazhist i Popullit” apo “Patronazhist i Merituar”.

Dje në darkë artistët hëngrën e hëngrën si të babëzitur. Ne që i pamë na i sollën zorrët te gryka…”/

TRENDING

Exit mobile version