NTV
No Result
View All Result
25/02/2021 , 5:53
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
25/02/2021 , 5:53
NTV
No Result
View All Result
Home Politike

Artistët padisin në SPAK Çuçin e drejtues të policisë

by Ballhysa
27/01/2021 , 11:36
Artistët padisin në SPAK Çuçin e drejtues të policisë
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aleanca për Teatrin ka kallëzuar në sot në SPAK ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, kreu i SHBÇA, Muhamet Rrumbullaku, e drejtues të tjerë të policisë, pas pretendimit se është dhunuar brenda komisariatit të policisë aktivisti i aleancës, Donald Martini.

Artistët thanë para ambienteve të SPAK se nuk do të ndalen, derisa autorët të dalin para drejtësisë, pasi sipas tyre, kjo është rruga e vetme.

“Flitet që nuk ka pyll pa derra, por po shoh që derrat po bëhen aq të mëdhenj, sa nuk ka vend ku rrinë derrat, që të kenë dhe ndonjë pemë këtu të drejtë. Ministri ishte ai që tha që policia jonë është më e mirë se ajo angleze, shpresoj që e drejta të dalë. Ministri i mençur shqiptar shpresojmë që të marrë guximin dhe të thotë kush ishte personi që ushtroi dhunë brenda komisariatit të policisë”, tha një prej artistëve

Adriana Kalaja: Ky është një kallëzim penal personal i shtetasit Donald Martini, që jo rastësisht na ka sjellë të gjithëve ne si aleancë para derës së SPAK. Ne kemi vlerësuar që kjo është një dhunë e komanduar, e mirëmenduar, dhe nuk ka pasur në fokus vetëm aktivistin e aleancës, por është një dhunë ndaj Aleancës për Teatrin. Objekti i kallëzimit sot është dhuna e ushtruar brenda komisariatit. përgjegjës janë ministri Cuci, Ardi Veliu, drejtuesi i SHCBA, drejtues të tjerë të policisë, pasi nuk kanë marrë asnjë veprim konkret referuar kërkesave të bëra nga aktivistë të Aleancës, dhe duke mos marrë asnjë veprim konkret ato japin modelin e dhunës, i thonë cdo polici që të ushtrojnë dhunë, sepse nuk i gjen gjë.

 

Ushtruesit e dhunës kanë goditur Donald Martinin. Është dhuna që ushtrohet në mënyrë të vazhdueshme ndaj Aleancës për Teatrin. Ne këtu jemi për të mbështetur Donald Martinin. Edhe mua policët tentuan të më merrnin peng, por ishin këta miqtë e mi që më shpëtuan nga kthetrat e tyre. Sa herë ne vijmë në SPAK, koha na ka dhënë të drejtë. Kemi një polici që drejtohet nga kriminelë, banditë e mafiozë. Kemi një ministër e kryeministër të lidhur me krimin e mafian. I bëjmë thirrje SPAK të reagojë, sepse kjo klimë e dhunës, mënyra si po precipiton demokracia në Shqipëri, tregon se shteti është kapur fort nga krimi e mafia. Ne kërkojmë drejtësi jo vetëm për familjet tona, por edhe për fëmijët e këtyre të SPAK, të Gjykatës së Posacme, e të gjithë familjet shqiptare, sepse do vijë një ditë që ne s’do kemi mundësi të hapim dhe dyert e shtëpisë, nga kjo dhunë e instaluar. Sot është koha që ne duhet të mbështesim njëri-tjetrin, kundër kësaj klime, që do na bëjë të kemi zili dhe Italinë e viteve 70.

 

Edmond Budina: Kjo është një polici politike, se kur vjen puna për të kontrolluar njerëzit e thjesht ajo vepron, në të kundërt jo, aq më tepër tani me përgjimet. Polici politike, polici militantësh. Ata kanë për detyrë ta zbërthejnë këtë sistem, që po zhbën edhe të drejtën në Shqipëri. Nesër kjo polici do iu futet në shtëpi, me këta drejtues të inkriminuar në mënyrë indirekte. Është një polici që ndalon njerëzit të protestojnë dhe lë mafiozët të ngrenë kullat e krimit. SPAK duhet ta zbërthejë këtë, që këta njerëz të dalin para drejtësisë. Ne nuk do të ndalemi, do të shkojmë përpara, se është rruga e vetme që ka ngelur.

Tags: aleanca per teatrinkallzimkryesoreSPAK

Related Posts

Meta ironizon çmimin dhënë nga SHBA/ Presidenti e cilëson fletëlavdërimi që merrte partia e punës
Politike

Meta ironizon çmimin dhënë nga SHBA/ Presidenti e cilëson fletëlavdërimi që merrte partia e punës

24/02/2021 , 15:34
Bamir Topi ‘rikthehet’ në PD?! Burimet: Sinjale pozitive për një marrëveshje me opozitën e bashkuar
Politike

Bamir Topi ‘rikthehet’ në PD?! Burimet: Sinjale pozitive për një marrëveshje me opozitën e bashkuar

24/02/2021 , 15:31
Vlerësimi i DASH për Dvoranin, Meta i kthehet ashpër Ramës: SHPK, nxjerr fletë lavdërimi si ato të Partisë së Punës!
Politike

Vlerësimi i DASH për Dvoranin, Meta i kthehet ashpër Ramës: SHPK, nxjerr fletë lavdërimi si ato të Partisë së Punës!

24/02/2021 , 15:27

Recent Posts

  • Regjizori Ilir Butka merr titullin presigjoz si “Kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë”, ceremonia e dhënies së titullit të nderit, u zhvillua dje pasdite
  • Hungaria, vendi i parë në BE që përdor vaksinën kineze anti-Covid/ Orban: Do të vaksinohem me Sinopharm, kinezët e njohin më mirë virusin
  • “Vaksina Johnson & Johnson me një dozë parandalon Covid-19″! Pritet vendimi përfundimtar i FDA-së
  • Bilanci në Kosovë – Rritet numri i të infektuarve, rezultojnë pozitiv 461 persona, ndërrojnë jetë tre të tjerë
  • BE – 75% e popullsisë mund të vaksinohet deri në Gusht

Kategorite

  • Aktualitet (1,921)
  • Bota (1,912)
  • DOSSIER (16)
  • Ekonomi (236)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (120)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (296)
  • Kronike (687)
  • kryesore (2)
  • Kulture (56)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (641)
  • MEMORIE (29)
  • Moti (117)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,275)
  • Politike (885)
  • Rajon (172)
  • REAGIM (118)
  • Shendeti (429)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (388)
  • Videonews (364)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!